Hidromorava

Arijan Ademi po luan më pak minuta te Dinamo Zagrebi, penalizohet nga çështja e bonuseve për ekipin kinez

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Arijan Ademi po luan më pak minuta te Dinamo Zagrebi, penalizohet nga çështja e bonuseve për ekipin kinez.

Arijan Ademi u rikthye nga Kina sërish në Kroaci për të luajtur me Dinamo Zagrerbin. Kampionët e Kroacisë kishin negociata të gjata me kinezët, duke arritur një marrëveshje në ditët e fundit të afatit kalimtar, me çka Dinamo Zagrebi do të paguajë 300 mijë euro dëmshpërblim ndaj Beijing Guoan.

Dinamo Zagrebi nuk ka arritur që ta regjistroj reprezentuesin e Maqedonisë për ndeshjet e grupeve në Ligën e Konferencës dhe mesfushori shqiptar mund të luajë në Evropë vetëm në fazën eliminatore, nëse kroatët kualifikohen më tej.

Por, që nga rikthimi i tij në Maksimir, Ademi ka luajtur vetëm shtatë minuta kundër Slaven Belupos, 28 minuta kundër Rudeshit dhe 27 minuta të mërkurën kundër Ponikvos në kuadër të Kupës së Kroacisë.

Sipas raportimeve në mediat kroate, çështja e bonuseve është ‘problemi’ kryesor që Ademi nuk aktivizohet më shumë minuta te Dinamo.

Uji Dea

Nga akordi me kinezët, nëse Arijan Ademi deri në fund të këtij viti luan më shumë se 35 minuta në tetë ndeshje për Dinamon, këta të fundit duhet ti paguajnë ekipit Beijing Guoan, plot 550 mijë euro.

Ndërkohë, nëse shqiptari luan më shumë se 35 minuta në 15 ndeshje, atëherë Dinamo do të duhet të paguaj 700 mijë euro kinezëve, që do të thotë se gjigandëve kroat, Ademi mund t’iu kushtojë 1.3 milion euro.

Deri në fund të sezonit, Dinamon e presin edhe nëntë derbi me Hajdukun, Osijekun e Rijekën dhe pritet që Ademi të luajë më shumë në këto ndeshje. Ai këtë të diel mund të luaj në formacion titullar në ndeshjen kundër Hajdukut.

Deri në pauzën dimërore, Dinamo Zagrebi ka në program katër derbi, ku Ademi parashihet të luaj më shumë se 35 minuta në këto ndeshje. Ndërkohë kampionët në fuqi të Kroacisë do të tentojnë që ta “shfrytëzojnë” sa më pak mesfushorin shqiptar që të paguajnë të paktën vetëm 500 mijë euro ndaj klubit kinez. /Telegrafi/