Fundamenti

Arifi takon Shpëtim Çaushin dhe rektorin e UT-së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka pritur një delegacion nga Shqipëria i përbërë nga Shpëtim Çaushi, ambasador i Shqipërisë në Beograd, Rektori i Universitetit të Tiranës prof.dr. Dhori Kule, zv/rektorin Ervin Demo dhe rektorin e Fakultetit Ekonomik të UT-së.

Gjatë këtij takimi mes tjerash u bisedua edhe rreth bashkëpunimit në fushën e arsimit, temë kjo që preokupon rininë shqiptare të Luginës së Preshevës, veçmas të rinjtë të cilët dëshirojnë ti kryejnë studimet në ndonjërin nga Universitetet e Shqipërisë.

Uji Dea

“Kemi marrë garanci që komuna e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës të ketë përkrahje nga shteti Shqiptarë, dhe kjo nuk është hera e parë që Qeveria shqiptare e ndihmon Luginën e Preshevës e veçmas arsimin e lartë, për të cilin kanë më së shumti nevojë rinia jonë”, deklaroi kryetari i komunës së Bujanocit.

Nga ana tjetër, edhe rektori Kule ka shprehur angazhimin e tij për të bërë më shumë përpjekje për shkollimin e të rinjve shqiptarë të kësaj treve, përmes hapjes së dyerve të universitetit.
“Në Universitetin e Tiranës, çdo vit vijnë një numër i madh studentëve nga Lugina, kjo gjë më gëzonë sepse të gjithë janë studentë të mirë të sjellshëm edhe me rezultate të mira” tha mes tjerash, rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule./bujanoci.info