Fundamenti

Arifi takon sekretaren e ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar Myrine Macgregor

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Kryetari i komunës Nexhmedin Arifi ka pritur sekretaren e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar ,Myrine Macgregor dhe drejtorin e Institutit kosovar për Qeverisje Lokale Besnik Tahirin, ku është biseduar për zhvillimet e gjithëmbarshme në komunën e Vitisë.

Mecgregor u interesua për zhvillimet aktuale me theks të veçantë të zhvillimit ekonomik, sfidat me të cilat përballet udhëheqja komunale etj.

Duke e njoftuar zonjën Mecgregor për aktivitetet e Institucioneve komunale, kryetari Arifi theksoi se përkundër kushteve jo të volitshme për punë, administrata komunale është e angazhuar që të ofroj shërbime sa me efikase për qytetarët e saj.

Mobi Casa

Ai përmendi edhe iniciativat e ndërmarra për krijim të lehtësirave për bizneset që do të ndikoj në zhvillimin ekonomik, siç është heqja e taksave komunale për 3 vitet e ardhshme për bizneset të cilat fillojnë veprimtarinë, që ka filluar që nga fillimi i këtij viti. “Heqja e taksave komunale për bizneset e reja, vendim ky që komuna e Vitisë është e para që ka marrë, ka dhënë rezultatet e para dhe po vërehet me hapje të disa bizneseve. Ne kemi pasur një rënie të bizneseve, respektivisht mbyllje të një numri të tyre mu për shkak të pamundësisë për të funksionuar gjatë tri viteve të fundit. Prandaj me këtë vendim i kemi dhënë një shtytje komunitetit të biznesit dhe në këtë mënyre kemi hap rrugë edhe krijimit të vendeve të lira të punës”, tha Arifi.

Një nga sfidat me të cilat përballen Institucionet, Arifi ka përmendur mos harmonizimin e ligjeve në fuqi, që në disa raste shkaktojnë edhe paqartësi në implementim. Sekretarja e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar Mecregor, shprehu interesim edhe për përfaqësimin e femrës në jetën institucionale, zhvillimet në bujqësi etj./rajonipress/