Arifi takon kategoritë e luftës

Viti – Kategoria e veteranëve, invalidëve të luftës dhe familjeve të dëshmorëve janë e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja e kombit tone. Sakrifica tyre për shoqërinë është sublime. Liria jonë është rezultat i gjakut të dëshmorëve të kombit dhe veteranëve e invalidëve të luftës që kanë pasur fatin të mbijetojnë.
Kontributi i tyre përveç që ka qenë vendimtar gjatë luftës, në të njëjtën kohë është i nevojshëm edhe tani. Prandaj neve na duhet një ecje e përbashkët sepse vetëm bashkë mund ta ndërtojmë të ardhmen tonë të sigurt.Të bashkuar rreth vizionit të Partisë Demokratike të Kosovës, si bartëse e pastër e vlerave të luftës, mund të sigurojmë një të ardhme të sigurt për shoqërinë dhe shtetin tonë.
Krahas kategorive të tjera shoqërore, kategoria e veteranëve, invalidëve e familjeve të dëshmorëve na nxitë në punë të mira, qeverisje demokratike dhe transparente e mbi të gjitha angazhim permanent në shërbim të përkujdesjes dhe përmirësimit të jetës së këtyre kategorive.
Prandaj, Shtabi Zgjedhorë i PDK-së, dega në Viti, dje, organizoi një tubim me kategorinë e veteranëve të luftës, me ç’rast përveç kandidatin tonë për Kryetar, Nexhmedin Arifi, në këtë tubim morri pjesë edhe zv. Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.
Tubimin e hapi Shefi i Shtabit Zgjedhorë të PDK-së, dega në Viti, Abdyl Bajrami, i cili falenderoi të pranishmit e shumtë për prezencën e tyre. Tubimin e përshëndeti me një fjalë rasti edhe kryetari i Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së, dega në Viti, Milaim Abazi. Ndërkaq Kandidati Arifi deklaroi se ka qenë vazhdimisht i preokupuar me brengat e kësaj kategorie, duke thënë se në mandatin e kaluar ka ndërtuar për këtë kategori 2 shtëpi, derisa 7 banesa të tjera janë ndarë nga ndërtesa e banimit të përbashkët.
Ai u premtoi të pranishmëve se do të jetë në shërbim të interesave dhe nevojave të kësaj kategorie të rëndësishme për shoqërinë edhe në mandatin e ardhshëm 4 vjeçar. Në fund fjalën e morri Veseli i cili tha se Partia Demokratike e Kosovës premton se do të qëndroj prapa këtyre vlerave të shenjta gjithmonë dhe gjithëher.
Ai ftoi veteranët e luftës që të votojnë numrin 99 dhe kandidatin Arifi pasi sipas tij vetëm PDK dhe Nexhmedin Arifi është i gatshëm të interesohet dhe të mbështetë këtë kategori thuhet në njoftimin e sektorit për Informim pranë Shtabit Zgjedhorë të PDK-së, dega në Viti./rajonipress/