RCCOLA

Arifi porositë rininë: Ta bëjmë sa më madhështore fitoren e 1 dhjetorit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Nexhmedin Arifi, duke i falënderuar të pranishmit për angazhimin e tyre të madh, kërkoi nga ata të shfrytëzojnë gjithë kapacitetin e tyre intelektual e energjinë e tyre pozitive në mënyrë që fitorja e Partisë Demokratike të Kosovës me 1 dhjetor të jetë sa më madhështore.

Shtabi Zgjedhorë i Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Viti, respektivisht Rinia Demokratike e Kosovës, dega në Viti, sot ka mbajtur një takim falënderues me rininë e komunës së Vitisë.

Këtë takim e përshëndeti Shefi i Shtabit Zgjedhorë të PDK-së, dega në Viti, Abdyl Bajrami, i cili falënderoi aktivistët e simpatizantët për angazhimin e tyre përgjatë fushatës.

Uji Dea

Këtë takim e përshëndetën edhe deputetet e Parlamentit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu Kodra dhe Ganimete Musliu.

Ndërkaq të pranishmëve iu drejtua edhe Sadik Haxhiu.

Në fund kryetari i ardhshëm i komunës së Vitisë, Nexhmedin Arifi, duke i falënderuar të pranishmit për angazhimin e tyre të madh, kërkoi nga ata të shfrytëzojnë gjithë kapacitetin e tyre intelektual e energjinë e tyre pozitive në mënyrë që fitorja e Partisë Demokratike të Kosovës me 1 dhjetor të jetë sa më madhështore thuhet në njoftimin e sektorit për Informim pranë Shtabit Zgjedhorë të PDK-së, dega në Viti./rajonipress/