Mobi Casa

Arifi: Po hymë në garë për të fituar edhe mandatin e tretë qeverisës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në takimin e sotëm të kandidatit për kryetar komune Nexhmedin Arifi me nëndegët e organizatës rinore të Partisë së tij u vërejt një entuziazëm i paparë te të rinjtë e kësaj partie në mbështetje të Kandidatit të tyre. PDK e Vitisë hyn në garë për të fituar edhe mandatin e tretë qeverisës ka thënë Nexhmedin Arifi.

Në këtë takim ku ishin të pranishëm edhe kandidatët për Kuvendin Komunal nga radhët e rinisë të kësaj partie, u diskutuan modalitetet e funksionimit të organizatës rinore gjatë fushatës për zgjedhjet lokale raporton rajonipress.

Arifi me këtë rast falënderoj edhe njëherë strukturat e Rinisë Demokratike për mbështetjen e vazhdueshme dhe rolin e tyre në sukseset e kësaj partie. Ai me këtë rast e diskutoj programin elektoral për këto zgjedhje si dhe mori shumë ide mbi nevojat e të rinjve vitias thuhet në njoftimin e sektorit për informim të shtabit të degës së PDK-së në Viti.

Mobi Casa

Në fund të këtij takimi Kandidati dhe Kryetari aktual Arifi, inkurajoj fuqishëm të rinjtë e PDK-së, jo vetëm për aktivitetet gjatë fushatës, por edhe për përfshirjen e tyre në strukturat drejtuese të degës në të ardhmen.

Ky mobilizim u cilësua si një hallkë e domosdoshme e funksionimit dhe zhvillimit të fushatës zgjedhore të Degës së PDK-së.“PDK e Vitisë hyn në garë për të fituar edhe mandatin e tretë qeverisës” ka thënë Arifi. /rajonipress/