Eko Higjiena

Arifi: PDK në Viti do të jetë më e fuqishme dhe më stabile

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nexhmedin Arifi thotë për rajonipress se dega e PDK-së pas zhvillimeve të fundit do të dali shumë më e fort dhe më e organizuar. Brenda javës pritet të funksionalizohet komplet kryesia dhe kemi shumë presion nga aktivistët që të fillojmë me punën dhe të organizohemi për zgjedhjet e përgjithshme thotë Arifi.

Nexhmedin Arifi nuk është shumë i brengosur me largimin e fundit të disa individëve ose siç i quan ai të një grupi familjar nga PDK tek “Nisma”.

Ai është i brengosur me presionet pozitive që i ka nga aktivistët e PDK-së në Viti të cilët janë të interesuar që sa më shpejt ta organizojnë dhe funksionalizojnë degën në këtë qytet, raporton rajonipress.

Mobi Casa

Arifi thotë se edhe pse zhvillimet e fundit u përcollën me largimin e një “Grupi familjar” që asnjëherë nuk kishte punuar për PDK, beson se PDK tani do të jetë më e fort dhe më e stabilizuar.

Arifi tha se shumë shpejt PDK në Viti do ta kthejë primatin si një parti serioze dhe e përkushtuar për qytetarin e saj.

Sipas tij javën e ardhshme mund edhe të zgjidhet kryetari i degës së PDK-së.”Unë me dëshirë nuk do ta merrja këtë angazhim, megjithatë i mbetet anëtarësisë që të vendos se kush duhet të jetë në krye të PDK-së” tha Arifi./rajonipress/