UBT

Arifi: Nuk frikësohemi për rrëzimin e Qeverisë

/ 2 minuta lexim
HW

Shefi i kabinetit të kryeministrit Ramush Haradinaj, Avni Arifi ka thënë se janë të gatshëm ta tërheqin vendimin për taksën menjëherë, nëse do të plotësohen kushtet, të cilat kreu i Qeverisë ua ka treguar sot shteteve të QUINT-it përmes një letre.

“Ne kemi interes ta heqim taksën, kur të plotësohet kushtet që kryeministri u ka dërguar vendeve të QUINT-it. Asnjëra nga këto kërkesa nuk është e pa plotësueshme. E kemi provuar qe 10 vjet në Bruksel, me fotografi e kurtoazi, por asgjë nuk është bërë, përveç fotografive e provokimeve”, ka thënë Arifi në televizionin T7.

Sipas tij, është e drejtë sovrane e Kosovës që të marr një vendim të tillë.

“E drejta për vendosjen e taksës i takon një shteti sovran”, është shprehur ai.

Uji Dea

Ndërkohë sa i përket rezistencës Haradinaj karshi kërkesës së SHBA-së për heqje të taksës, Arifi thotë se një gjë e tillë nuk do të thotë që janë kundër Amerikës, por vetëm se ndajnë një mendim të ndryshëm.

“Kur ke një opinion tjetër, nuk je kundër njëri tjetrit. Gjithmonë do të ketë njerëz që mendojnë ndryshe. Ne e ndajmë të njëjtën rrugë më SHBA-të’, është shprehur ai.

Lidhur me mundësinë e rrëzimit të Qeverisë Haradinaj, Arifi ka thënë se kjo qeveri është duke shkuar shumë mirë, dhe se nuk do të arrijë ta rrëzojë vetëm një person i vetëm.

“Për momentin qeveria është duke shkuar shumë mirë. Kërkujt nuk i frikësohemi për rrëzimin e Qeverisë. Kush mundet me rrëzu? Unë nuk besoj që është një person, por shumë persona”, ka thënë Arifi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.