Eko Higjiena

Arifi: Ne duam bashkim me Kosovën, por duhet pyetur Albinin, Hashimin, Kadrinë e Ramushin a na mirëpresin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ish-kreu i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka folur rreth asaj nëse e sheh idenë e shkëmbimit të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë si zgjidhje finale mes dy shteteve, raporton Express.

Airifi ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës qysh në vitin 1992 përmes Referendumit kishin shprehur qartë dëshirën e tyre për t’u bashkuar me Kosovën.

“Ne e kemi një referendum të 92-ës, ku 99 % është votuar për të pasur të drejtë vetëvendosje dhe të drejtë për bashkëngjitje me Republikën e Kosovës”, ka thënë Arifi.

Ai thotë se një referendum të tillë s’ka mundësi ta anulojë askush dhe se çdo parti politike në Luginë vepron mbi bazën e një referendumi të tillë.

Uji Dea

Arifi tutje potencon se duhet vetëm të bëhet konstekualizimi i një çështje të tillë dhe shton se e kanë të qartë që një gjë e tillë nuk ndodh pa mbështetjen ndërkombëtare.

Por thotë se para se çështja të shkojë tek ndërkombëtarët, duhet pyetur liderët politik në Kosovë nëse dëshirojnë që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës.

Kur e thekson këtë, Arifi shton se përgjatë 20 vjetëve të fundit s’ka parë seriozitet nga ana e Kosovës për një dëshirë të tillë të shprehur nga shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Para se të shkojmë tek ndërkombëtaret, duhet ta pyesim maspari Albinin, Hashimin, Kadrinë, Ramushin e të tjerë, a janë për këtë. Ne s’mund ta realizojmë fundi fundit, duhet pasur një vullnet të mirëpritjes. Dhe në këtë aspekt çfarë kam mundur të analizojë, 20 vitet e fundit s’ka pasur një seriozitet ndaj vendimit tonë për t’u bashkangjitur me Kosovën”, , ka thënë Arifi në ATV./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.