ZN

Arifi: Në çdo lokalitet do të realizojmë projekte

/ 3 minuta lexim
ZN

Gjilan – Arifi është shprehur i kënaqur me dinamikën e punës gjatë implementimit të projekteve dhe ka premtuar se do të jetë i përkushtuar që në çdo lokalitet të komunës së Vitisë të realizohen projekte që paraqiten si nevojë e domosdoshme e banorëve.

Në komunën e Vitisë, janë finalizuar dhe po realizohen një varg projektesh të ndryshme në infrastrukturën rrugore, ujësjellës, kanalizime dhe projekte të tjera.

Kryetari i komunës Nexhmedin Arifi ka inspektuar punimet që janë duke u bërë si dhe ka vizituar projektet që janë përfunduar tash më. Me këtë rast, Arifi ka theksuar se Institucionet komunale janë të angazhuara që të përmirësojnë jetën e qytetarit dhe në këtë kontest prioritet i kemi dhënë shtrirjes së ujësjellësit dhe kanalizimit, por gjithashtu edhe rrugëve bujqësore për të lehtësuar bujqit në zhvillimin e kulturave bujqësore.

Arifi është shprehur i kënaqur me dinamikën e punës gjatë implementimit të projekteve dhe ka premtuar se do të jetë i përkushtuar që në çdo lokalitet të komunës së Vitisë të realizohen projekte që paraqiten si nevojë e domosdoshme e banorëve.

Gjatë vizitës që i bëri disa lokaliteteve ku janë realizuar projektet gjatë këtij viti, kryetari Arifi ka vizituar fshatin Remnik, ku është përfunduar projekti i kanalizimit në vlerë prej 165.000 euro, ku komuniteti ka bashkë financuar me 20 mijë euro.

Në këtë fshat është në realizim e sipër edhe rregullimi i fushës sportive dhe rrethojës për shkollën fillore Hasan Ali Remniku (17.000 euro), si dhe rruga Remnik-Nasalë (10.000 euro) projekte këto të financuara nga buxheti komunal.

Uji Dea

Në Radivojc është bërë rregullimi i trotuarit në vlerë prej 75.000 euro, ku Ministria e Pushtetit Lokal ka ndarë 70.000, kurse komuna 5.000 euro. Edhe në Radivojc është bërë rrethoja e shkollës (5.000 euro) dhe rregullimi i gropës skeptike për kanalizim (18.000 euro) nga buxheti komunal i Vitisë.

Me qëllim të lehtësimit të zhvillimit të bujqësisë për banorët e fshatit Çifllak dhe Fshat i Ri, është shtruar me zhavorr rruga në gjatësi prej 2.7 km në vlerë prej 35.000 euro (buxheti komunal), kurse në Fshatin e Ri është rregulluar trotuarin në gjatësi prej 600 metrash në vlerë prej 27.000 euro.

Po ashtu është rregulluar rruga bujqësore Ramjan – Sllatinë në gjatësi prej 1.400 metrash në vlerë prej afro 19.000 euro. Kurse në Tërstenik është ndërtuar rezervuari i ujit nga ku do të furnizohen me ujë të pijshëm banorët e 5 lokaliteteve të komunës së Vitisë, projekt ky i financuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik , CDI dhe komuna që kap shumën 650.000 euro.

Për nxënësit e shkollës fillore “Njazi Rexhepi” të Sllatinës së Epërme, është duke u realizuar projekti i rregullimit të trotuarit në gjatësi prej 2.400 metrash në vlerë prej 100.000 euro (Buxheti komunal) që përfshin edhe shtrirjen e kanalizimit dhe ujërave fekale.

Në realizim e sipër është edhe projekti i asfaltimit të rrugës Pozheran (Te ura e Kurteshit) – Viti në vlerë prej 290.000 euro i financuar kryesisht nga buxheti i komunës së Vitisë, i cili projekt pritet të përfundoj faza e parë më 10 tetor (shtresa e parë e asfaltit) ndërsa faza e dytë (shtresa e dytë ) nga fundi i muajit tetor./rajonipress/

Mund të ju interesoj: