UBT

Arifi merr titullin doktor

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kryetari i Komunës së Bujanocit sot ka mbrojtur punimin e doktoraturës në Universitetin Ndërkombëtar të Novi Pazarit

Arifi, doktoraturën me temë “Dhuna në familje” e mbrojti në prani të komisionit si dhe mysafirëve që kishin ardh me kryetarin e komunës, raporton Titulli.

Përveç familjes, rrugë të gjatë deri në Novi Pazar për të përcjellë nga afër Arifin kishte bërë edhe Hysen Qazimi, babai i Ridvan Qazimit (Komandant Lleshit) si dhe bashkëpunëtorë nga administrata komunale.

Fundamenti

Arifi nga dita e sotme mbanë titullin doktor i shkencave. Kryetari i Komunës së Bujanocit Fakultetin e kreu në Prishtinë në vitin 1984, magjistroi në shkencat juridike në vitin 2010 në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës.

Arifi për herë të tretë ka fituar postin e kryetarit të Komunës së Bujanocit pas zgjedhjeve lokale të 6 majit, ndërsa në historinë e Komunës së Bujanocit njihet si shqiptari i parë që ka fituar postin e kryetarit të kësaj komune, pas konfliktit të armatosur në Luginë gjatë vitit 2000/2001./Titulli.com/