GRANDEMALL

Arifi merr autorizime shtesë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Këshilltarët komunal në Viti i kanë dhënë autorizimin kryetarit të Vitisë që të negociojë për këmbimin e pronës komunale e cila menaxhohet nga AKP-ja.

Këshilltarët komunal në Viti në seancën e fundit kanë debatuar për pika të rëndësishme që lidhen me pronat shoqërore, pasqyrat financiare ,mbrojtja e mjedisit etj.

Në këtë seancë nuk është aprovuar kërkesa e LDD-së për të zëvendësuar në Komitetin për Politikë dhe Financa dhe për përfaqësim të saj me një anëtar në këtë grup punues.

Ndryshe këshilltarët komunal kanë propozuar vendimin për autorizimin e Kryetarit të Komunës së Vitisë për fillimin e negociatave për këmbimin e pronës komunale me pronën shoqërore e cila menaxhohet dhe administrohet nga Agjensioni Kosovar i Privatizimit (AKP).

FIDANISHTJA

Gjithashtu asamblistët kanë folur edhe për pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën janar-mars 2012.

Në seancën e katërtë të Kuvendit në Viti këshilltarët kanë propozuar edhe ndryshimin e rregullores për mbrojtjen e mjedisit të komunës së Vitisë dhe shqyrtimin e planit të punës të zyrës së informimit për periudhën janar-dhjetor 2012.

Këshilltarët gjithashtu kanë vendosur edhe për caktimin e lokacionit për ndërtimin e monumentit përkujtimor për: Sahit Goranin,Zukë Zukën dhe Balë Ahmetin në ngastrën kadastrale 1090-0 ZK ,Gërmovë. Të gjitha pikat janë aprovuar me shumicë votash./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.