FIDANISHTJA

Arifi: Kurti e varrosi apiratën për bashkim të Luginës me Kosovën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kreu i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për neglizhencë dhe mos-dhënien e mbështetjes së duhur ndaj shqiptarëve në Luginë.Temë e diskutimit në emisionin “Review” në Euronews Albania ishte axhenda e spastrimit etnik në Luginën e Preshevës, ku 10 mijë shqiptarë janë hequr nga adresat e banesave të tyre.

Arifi e quajti Kurtin tradhëtar të kombit, pasi sipas tij, me Marrëveshjen e Ohrit varrosi aspiratën e shqiptarëve të Luginës për t’u bashkuar me Kosovën.

“Prishtina e ka obligim politiko-moral që brenda procesit të dialogut të kujdeset njësoj si Serbia kujdeset për serbët në Kosovë”.‘E kemi në një anë një Kosovë e cila minoritetin e saj në anën e Serbisë e neglizhon totalisht. Tre viteve të fundit mundohet të përçajë në vazhdimësi me ato raporte në Luginën e Preshevës që pak më parë i patët në emision. Nga ana tjetër kemi një Serbi që për serbët në Kosovë investon rreth 800 milionë dollarë në 20 vitet e fundit. Investon t’i mbajë aty dhe të mbështesë tezën e saj që Kosova është Serbi”.

Fundamenti

“Gjatë 20 viteve të fundit Kosova ka treguar jo vetëm neglizhencë por edhe një diletantizëm politik, duke patur obligimin moralo-politik për shqiptarët në anën tjetër të kufirit”.“Unë nuk e njoh një politikan që ka bërë më shumë kompromise vitet e fundit, ka pranuar Asocacionin që e ka luftuar 10 vitet e fundit, ka pranuar që Lugina mos të përfshihet në marrëveshjen e Ohrit dhe ka hequr dorë nga reciprociteti”, vazhdoi Arifi, fajësimin e kryeministrit aktualië të Kosovës.

“Për ne në Luginën e Preshevës Albin Kurti është tradhtar kombëtar, pasi ka varrosur me marrrëveshjen e Ohrit që ne të jemi pjesë e Republikës së Kosovës”, tha Arifi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.