Fundamenti

Arifi: Kontributi i mërgimtarëve i pazëvendësueshëm

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Nexhmedin Arifi tha se mërgimtarët ishin pjesë e pandashme e përpjekjeve të mëdha për çlirimin e atdheut nga një robëri e gjatë.

“ Në kushtet dhe rrethanat e një robërie tepër të egër jo vetëm politike, por edhe ekonomike dhe sociale një numër i madh i qytetarëve tanë ishin të shtrënguar që të marrin rrugën e mërgimit që t`i ndihmojnë ekonomikisht familjeve dhe vendit të tyre” u shpreh Arifi.

Me rastin e 1 gushtit Ditës Mërgimtarëve të Komunës së Vitisë, Kryetari i Komunës Nexhmedin Arifi së bashku me stafin e tij dhe me Drejtorin e Departamentit për Politika të Diasporës Mustafë Xhemaili kanë mbajtur një takim me mërgimtarët ku e kanë çmuar lartë kontributin e mërgimtarëve për vendin.

Pas këtij takimi është hapur një ekspozitë në artin pamor të Mërgimtarit Hafir Hoxha. Gjithashtu janë bërë edhe Homazhe të varrezat e dëshmorëve në Viti, ndërsa në orët e mbrëmjes është mbajtur një koncert artistik nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi” Viti.

Kryetari i Komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi duke folur para mërgimtarëve ju uroj atyre pushime të këndshme në vendlindje duke shprehur njëherit edhe falënderimin për kontributin e tyre të dhënë për vendin. “ Institucionet dhe shoqëria jonë janë shumë të vetëdijshëm për kontributin e pazëvendësueshëm që ka dhënë mërgata jonë në të kaluarën por edhe në të tashmen” u shpreh Arifi.

Mobi Casa

Gjatë këtij takimi është hapur edhe një debat me mërgimtarët. Pas këtij debati është bërë hapja e ekspozitës së mërgimtarit Vitias Hafir Hoxha ku janë paraqitur pikturat e tij të artit pamor të cilat në veçanti kanë vërë në pah kulturën dhe traditën shqiptare.

Hoxha duke folur rreth kësaj ekspozite tha se puna e tij në artin pamor nuk do të kishte as një vlerë pa mbështetjen e bashkëvendësve të tij të cilët i kanë dhënë kurajo dhe ndihëm për të realizuar këtë ekspozitë.

Hoxha tha se pa marr parasysh se ata (mërgimtarët) jetojnë jashtë vendlindjes ,ata veprojnë dhe punojnë për vendlindjen duke treguar kulturën dhe traditën shqiptare. “ Ne duhet të ju dërgojmë kulturën dhe traditën tonë por duhet edhe t`i mbajmë faktikisht ata me qëllim që t`i dimë se nga i kemi rrënjët tona të gjyshërve dhe prindërve tanë, duhet të insistojmë që të punojnë dhe integrohen ,por edhe jo të asimilohen dhe që mos t`i harrojnë vlerat dhe traditat shqiptare ,këtë i kam paraqitur edhe në pikturat e mija” u shpreh Hoxha.

Ai tha se edhe pse ne punojmë dhe veprojmë jashtë vendlindjes,por , mendja e mërgimtarëve është në vendlindje . Pas kësaj ekspozite janë bërë Homazhe të varrezat e dëshmorëve në Viti, ndërsa në orët e mbrëmjes është mbajtur një koncert artistik nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi” Viti.

Dita e Mërgimtarëve në Komunën e Vitisë shënohet që nga viti 2008. /rajonipress/