Hidromorava

Arifi ka mbështetje të fuqishme nga strukturat e PDK-së

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Salla e Shtëpisë së Kulturës “Gursel e Bajrami Sylejmani”, në Viti, ishte shumë e vogël për qytetarët e shumtë që kishin shpreh vullnetin e tyre për të qenë pjesë e tubimit të madh në të cilën morën pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kandidati për kryetar nga radhët e PDK-së, dega në Viti, Nexhmedin Arifi.

Ky tubim i jashtëzakonshëm reflekton përkrahjen e fuqishme që gëzon Partia Demokratike e Kosovës në përgjithësi, e Nexhmedin Arifi në veçanti.

Kryetari Arifi në fjalën e tij ndër të tjera tha se e ka gjetur Vitinë në baltë dhe e ka transformuar në një qytet evropian.

Ai ndër të tjera tha se ka ndërtuar mbi 70 km asfalt, mbi 25 km asfalt që mundëson qasje nëpër ara, ka përfunduar kanalizimin dhe ujësjellësin nëpër shumicën e fshatrave të komunës së Vitisë dhe ka përkrahur sportin dhe rininë në vazhdimësi.

Gjithashtu ka ndërtuar një administratë efikase dhe transparente dhe premtoi digjitalizimin e tyre. Kryetari Arifi, në fjalimin e tij të përcjellur me ovacione të mëdha, u premtoi qytetarëve të Vitisë se do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të Vitisë dhe se do të subvencionoj bujqësinë me mbi 200.000 euro për vitin 2014.

ARKATANA

Ai tha se deri në vitin e dytë të mandatit të ardhshëm do të përfundoi të gjithë rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimin nëpër të gjithë komunën e Vitisë. Sipas tij vizioni i PDK-së për Vitinë Evropiane është vizion i së ardhmes.

Ndërkaq Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, duke reflektuar mbështetje të madhe për mikun dhe bashkëpunëtorin e tij, Nexhmedin Arifi, theksoi se Nexhmedin Arifi, si kryetar, prind, atdhetar e menaxher i mirë, në mandatin e kaluar ka realizuar më shumë se që ka premtuar.

Andaj duhet votuar numrin 99 dhe Nexhmedin Arifin. Sipas tij adresa e vetme e qeverisjes së mirë në Viti është Nexhmedin Arfifi.

Kryeministri ndër të tjera tha se vota për Nexhmedin Arifin është votë edhe për të. Ndërkaq duke thënë se premtimet për rritje pagash në vitin 2010 i ka bërë realitet, ai tha se prej fillimit të vitit 2014 do ti rrisë pagat e të gjitha kategorive, duke filluar nga arsimi, shëndetësia, shërbyesit civil, policia, e deri te pensionistët njofton dega e PDK-së në Viti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.