RCCOLA

Arifi: Jam krenar me punën time, po e dorëzojmë mandatin pa borxhe

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nexhmedin Arifi kryetar aktual deri më 20 dhjetor thotë për rajonipress se është krenar për punën e mirë që e ka bërë në Viti. Kemi shumë projekte që janë të kontraktuara, kemi donacione të huaja dhe ajo çka është e rëndësishme kryetarit të ardhshëm nuk po i la borxhe shprehet ai.

Nexhmedin Arifi edhe pse ka humbur ndaj rivalit të tij Sokol Halitit në Viti, megjithatë është krenar për punën e mirë që e ka bërë në mandatin e tij dhe falënderues për bashkëpunimin e mirë që e ka pasur me qytetarët vitias raporton rajonipress.

Arifi për rajonipress tha se në mandatin e tij ka punuar drejtë, ndershëm dhe me përgjegjësinë më të madhe në qeverisje. “Jam krenar dhe i lumtur për punën e mirë që e kam bërë së bashku me ekipin tim. Nevojat ishin të mëdha kurse buxheti është i kufizuar. Përkundër kësaj ne jemi përpjekur që të sjellim investime e zhvillim të qëndrueshëm në Viti” thotë Arifi.

Arifi tha se edhe pse po e dorëzon mandatin është krenar që kryetarit të ardhshëm i ka lënë mjaft projekte të kontraktuara dhe që janë ambicioze e të vlefshme për Vitinë.

UBT

”Projektet e kontraktuara janë edhe donacione ndërkombëtare dhe nëse kryetari i ri do ta ketë një ekip të profesionistëve, ashtu edhe siç ka premtuar nuk do të ketë telashe me qeverisje dhe me zhvillimin në kontinuitet të Vitisë” tha Arifi.

Arifi tha se është mjaft i lumtur që nuk po lenë borxhe mbrapa.”Ne po e dorëzojmë mandatin pa borxhe dhe kjo është një situatë shumë pozitive. Kryetari i ardhshëm e ka temelin e fort.”

Ndërkaq Arifi duke folur për pozitën e tij të ardhshme tha se do të jetë opozitë e fortë në Viti.”Unë si udhëheqës i degës së PDK-së në Viti do të jem opozitë konstruktive në Kuvend dhe në të gjitha zhvillimet tjera institucionale”.

Duke folur rreth humbjes së tij dhe të PDK-së në Viti , Arifi tha se e kanë bërë një analizë dhe kanë vërejtur se qytetarët me kohë ishin deklaruar për ndryshime.”Nuk ka qenë në pyetje se kush do të jetë kandidati, i cilës parti apo subjekt. Ata donin ndryshime dhe kjo ishte bindja e tyre që ne duhet ta respektojmë” tha Arifi. /rajonipress/