Arifi inspekton punimet e rrugës Tërnoc-Breznicë

Kryetari i komunës së Bujanoci, Nagip Arifi së bashku me përfaqësuesit e zyrës për zhvillim ekonomik lokal, drejtoratit për ndërtim, urbanizmit kanë inspektuar punimet e rrugës Tërnoc-Breznicë.
Gjysma e kësaj rruge është asfaltuar, ndërsa punimet përfundimtare parashihen të bëhen në qershor të këtijë viti.
Nagip Arifi edhe njëherë premtoi se kjo rrugë do të jetë funksionale në kohën kur bashkatdhetarët do të vijnë nga bota e jashtme.
“Nëse kushtet atmosferike na lejojnë punët do të kryhen me kohë, dhe kështu bashkatdhetarët e malësisë së Bujanocit do të kalojën përmes kësaj rruge në kohën kur ata do të vijnë për pushime në vendlindjet e tyre”, tha Arifi.
Ndërsa punëkryesi i kompanisë “Saba Belça”, Valon Etemi është shprehur i bindur se punimet do të kryhen në muajin qershor.
“Ne jemi duke minuar pjesën e mbetur të rrugës dhe tani po bëjmë parapërgatitjen për asfaltim, duke lëshuar gypat e ujit, shtrirjen e zhavorrit dhe se në qershor do të asfaltojmë këtë rrugë”, deklaroi Etemi.
Kjo rrugë ka filluar të ndërtohet vitin e kaluar me një gjatësi prej 6 km e gjerësi 5,5 metra, dhe ky projekt kap vlerën e përgjithshme prej 105 milion dinarë, përfshirë edhe taksën mbi vlerën e shtuar./Titulli.com/