UBT

Arifi inspekton dëmet në fshatrat e Bujanocit

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi i cili njëherit është komandant i Shtabit për situata emergjente ka thirrur sot mbledhjen e pare të jashtëzakonshme, pas reshjeve të shitur të cilat shkaktuan vërshime në disa vendbanime në komunën e Bujanocit.

Sipas kryetarit Arifi reshjet e shiut kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme si në bujqësi poashtu edhe në infrastrukturë. Në kuadër të shtabit për situata emergjente gjatë seancës së jashtëzakonshme janë formuar grupet për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në bujqësisë si dhe grupi për vlerësimin e dëmeve në infrastrukturë, duke patur parasyshë se niveli i lumit nga Muhoci që vjenë në drejtim të Tërrnocit dhe lumi Morava, kanë shënuar ngritje maksimale, kjo ka bërë që të shkaktohen edhe dëme në infrastrukturën rrugore.

ARKATANA

Shtabi për emergjenca, ka urdhëruar ndërmarrjen publike “Komunalia” që të bëjë edhe analizat e ujit të pijshëm, sepse niveli i lumit Morava ka arritur të dëmtojë disa puse, nga ku furnizohen qytetarët me ujë të pijshëm.

Kryetari i komunës Nagip Arifi edhe gjatë ditës së djeshme por edhe sot ka qëndruar në disa vendbanime të komunës ku uji ka shkaktuar dëme materiale, me ç’rast edhe janë angazhuar makinerit dhe të gjitha mjetet në dispozicion për ti parandaluar sa më shumë dëmet e mundshme.Në rrugën Tërrnoc-Breznicë edhe gjatë ditës së sotme, makinerit kan qenë të angazhuara për mirëmbajtjen e rrugës dhe menjanimin e rrëshqitjeve të dheut, andaj shtabi për emergjenca kërkonë nga ngasësit e automjeteve që të kenë kujdesë gjatë vozitjes./BujanociNet/