ARKATANA

Arifi i kënaqur me vizitën e tij në SHBA

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Gjatë vizitës studimore në SHBA, përkatësisht në shtetin e Michiganit, kryetari i komunës Nexhmedin Arifi ka zhvilluar një varg takimesh të ndryshme ku është takuar me zyrtarë të lartë, përfaqësues të komunitetit të biznesit, institucione të ndryshme si dhe me qytetarë amerikan dhe po ashtu qytetar shqiptar të komunës së Vitisë që jetojnë atje.

Qyteti i Masonit të Michiganit vitin e kaluar është binjakëzuar me komunën e Vitisë.

Eco Higjiena

“Gjatë kësaj vizite studimore, kemi pasur rastin të vizitojmë fermat e blegtorisë, institutin e bimëve, fabrika industriale, takime me përfaqësues të Odës ekonomike të këtij shteti, Universitetin shtetëror të Michiganit dhe shumë takime tjera shumë të rëndësishme” ka thënë Arifi.

Ai ka njoftuar për zhvillimet ekonomike atje, si dhe interesimet e zyrtarëve dhe biznesmenëve amerikan për komunën e Vitisë. “Në këtë qytet kemi takuar 12 familje shqiptare të komunës së Vitisë që jetojnë aty, të cilat kishin një jetë stabile dhe një standard shumë të mirë. Po ashtu kemi zhvilluar takime edhe me qytetar amerikan të cilët janë shprehur shumë të interesuar për zhvillimet në Kosovë, përkatësisht në komunën e Vitisë, ngase po thuaj çdo qytetar ishte në dijeni për binjakëzimin e qytetit të tyre me komunën e Vitisë” tha Arifi, duke shtuar se ka gjetur një mbështetje nga të gjithë mekanizmat për të shqyrtuar mundësit e ndihmesës dhe zhvillimit të sektorëve të ndryshëm në komunën e Vitisë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.