Uji Dea

Arifi i indinjuar me dëmtimin e varrezave ortodokse serbe në Viti

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Jam i indinjuar thellë pas marrjes së informatës se persona të panjohur kanë dëmtuar edhe 8 pllaka në varrezat ortodokse serbe në Viti. Ky është një akt qyqar i orkestruar nga persona të pandërgjegjshëm të cilët nuk ia duan të mirën vendit dhe mundohen me çdo kusht të nxisin urrejtje për të dëmtuar bashkëjetesën, si dhe të dëmtojnë proceset nëpër të cilat po kalon vendi ynë ka thënë Nexhmedin Arifi.

Nexhmedin Arifi ka thënë se dënojmë ashpër veprimet e tilla që nuk i kontribuojnë stabilitetit në komunën tonë dhe njëherit e vlerësojmë si akt makabër që nuk na përket neve si popull. “Varrezat dhe monumentet kulturore e historike, nuk ndërlidhen me heqjen e lapidarit nga ana e Qeverisë së Serbisë në Preshevë, andaj nuk na përket neve si popull liridashës që ta shprehim mllefin në gjëra që s’kanë të bëjnë me këtë çështje” ka thënë Arifi.

Hidromorava

Arifi ka shtuar se kemi Institucionet tona dhe shqetësimet e qytetarëve duhet t`i zgjedhim në mënyrë demokratike, e jo duke nxitur konflikte të panevojshme. “Në emër të Institucioneve Komunale të Vitisë dhe qytetarëve që i përfaqësoj, kërkoj urgjentisht nga organet e rendit që personat të cilët po ndërmarrin veprime të tilla, të dalin para drejtësisë dhe të dënohen për këto veprime antiligjore. Njëherit, u bëjë apel qytetarëve të komunës së Vitisë, që të jenë të matur karshi iniciativave që ndërmerren nga persona të pandërgjegjshëm dhe të mos bien pre e provokimeve të ndryshme” ka thënë Arifi.