RCCOLA

Arifi: Është funksionalizuar sektori i urbanizmit, po punohet me intensitet maksimal

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Drejtoria e Urbanizmit, Planifikimit Hapësinor dhe Mbrojtje të Mjedisit (DUPHMM), i njofton qytetarët e Gjilanit se pas një sistematizimi të brendshëm të kuadrove profesionale, tani është plotësisht e funksionalizuar dhe e plotësuar me staf esencial, me kompetencën e duhur profesionale me i trajtu, me kompetencë e përgjegjësi profesionale dhe në kohë reale, të gjitha kërkesat e qytetarëve dhe ato institucionale, në harmoni të plotë me kërkesat ligjore thotë Ali Arifi drejtor i Urbanizmit.

Sipas Ali Arifit më 18.03.2022 është funksionalizuar Sektori i Urbanizmit dhe është duke punuar me intensitet maksimal në trajtimin e kërkesave për Kushte Ndërtimore dhe Leje Ndërtimi për objekte të kat I-rë (me sipërfaqe deri në 450m2).

Më 02.04.2022 është funksionalizuar Komisioni Profesional për trajtimin e kërkesave për legalizimin e objekteve pa Leje Ndërtimi të kat I-rë.

Më 22.04.2022 Sektori i Urbanizmit, përmes angazhimit, me orar shtesë, të zyrtarëve kompetent profesional është kualifikuar, sipas kërkesave ligjore, për trajtimin e kërkesave për Leje Ndërtimore edhe të kat II-të.

Gjatë muajit mars të vitit 2022, nga DUPHMM është realizuar hyrje me vlerë monetare, me vlerë 42,405 euro, derisa në të njëjtën periudhë të vitit 2021 është prezantuar hyrje me vlerë 6,071euro, shprehur në % 700% në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

KKGJILAN

Për mallra dhe shpenzime janë shpenzuar gjithesejt 407euro ( 350 nga të cilat janë kthim i një pagese të tepërt e një pale të realizuar gjatë vitit të kaluar), apo 51% e vlerës së shpenzimeve në të njëjtën periudhë të vitit paraprak e cila është prezantuar vlerën 797euro.

Kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët për mundësin e perceptimit të vonesave në trajtim të kërkesave, por ju sigurojmë se ka qenë i domosdoshëm plotësimi më staf me kompetencën e duhur profesionale për t`i plotësuar kërkesat ligjore dhe për të mund me ju ofru qytetarëve shërbime cilësore dhe profesionale.

Jemi të përkushtuar maksimalisht që të ju ofrojmë shërbime cilësore, duke aplikuar drejtësi maksimale të prioritetit të trajtimit, në kohë reale dhe në harmoni me ligjet aktuale në fuqi.

Synimi ynë është që në fund të vitit 2022 mos të ketë në pritje për trajtim asnjë kërkesë e qytetarëve që i plotëson kërkesat ligjore të domosdoshme thotë Ali Arifi drejtor në këtë drejtori./rajonipress/