Arifi: E kemi shfrytëzuar 99 % të buxhetit

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Nexhmedin Arifi duke folur rreth shfrytëzimit të buxhetit tha se buxheti i kësaj komune për këtë vit ka qenë mbi 8 milion euro , derisa prej tyre janë shfrytëzuar 99 %. Në këtë buxhet përfshihen pagesat për administratën komunale, arsimin, shëndetësinë si dhe sektorë të tjerë , por edhe për investime kapitale u shpreh Arifi.

Në Viti është mbajtur debati i dytë i rregullt publik me qytetarë ku kryetari i Komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi ka folur lidhur me zhvillimet, investimet dhe proceset e gjithëmbarshme të kësaj komune për vitin që po e lëmë pas.

Ndërsa më pas qytetarët e Komunës së Vitisë janë interesuar kryesisht rreth investimeve në lokalitetet e tyre si dhe kanë shpalosur nevojat e tyre për investime.

Arifi duke folur rreth shfrytëzimit të buxhetit tha se buxheti i kësaj komune për këtë vit ka qenë mbi 8 milion euro , derisa prej tyre janë shfrytëzuar 99 %. ”Në këtë buxhet përfshihen pagesat për administratën komunale, arsimin, shëndetësinë si dhe sektorë të tjerë , por edhe për investime kapitale” u shpreh Arifi.

Fundamenti

Ai shtoi se përveç këtij buxheti komuna ka përfituar mbi 300 mijë euro donacione të ndryshme si prej ministrive dhe organizatave . Arifi përmendi edhe angazhimet e komunës në fushën e subvencionimit bujqësor, ndarjen e 70 bursave për studentët, punësimin e 15 personave të hendikepuar si dhe shumë punë të tjera .

Ndërsa duke folur lidhur me projektet investive ai tha se vlera e këtyre investimeve këtë vit ka qenë mbi 2 milion euro. Ndërkaq gjatë këtij viti me qëllim të planifikimit të buxhetit komunal Zyra për Informim së bashku me OJQ-Elita dhe Drejtorin për Ekonomi dhe Financa kishin organizuar 10 diskutime publike nëpër lokalitetet e komunës së Vitisë.

Drejtori për Ekonomi Financa dhe Zhvillim Islam Jashari ka folur rreth shfrytëzimit të parasë publike si dhe rreth planifikimit të shfrytëzimit të buxhetit për vitin në vijim. Pas këtyre prezantimeve më pas është hapur debati ku qytetarët kryesisht janë interesuar rreth investimeve kapitale në lokalitet e tyre si dhe kanë folur lidhur me nevojat me të cilat ballafaqohen ata./rajonipress/