Mobi Casa

Arifi: Do të jemi fitues të balotazhit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Nexhmedin Arifi, i falënderoi strukturat e PDK-së për angazhimin e tyre të madh dhe u rikujtoi atyre se në zgjedhjet e kaluara lokale Partia Demokratike e Kosovës, dega në Viti, e ka përmbysur rezultatin me mbi 2600 vota. Përkitazi me këtë fitorja e Partisë Demokratike të Kosovës në Viti është e pashmangshme dhe e sigurt ka thënë ai.

Figurat qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës vizituan strukturat e degës së Vitisë. Në këtë takim falënderues dhe mobilizues ishin të pranishëm Zëvendëskryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i cili duke i falënderuar aktivistët për angazhimin e tyre përgjatë fushatës, kërkoi nga ata që të mobilizohen fuqishëm në mënyrë që të dalin fitues të sigurt në zgjedhjet e 1 dhjetorit.

UBT

Në këtë takim, të cilin e hapi Shefi i Shtabit Zgjedhorë, Abdyl Bajrami, fjalën e morri edhe anëtari i kryesisë së PDK-së, Arsim Bajrami i cili theksoi se Vitia është një komunë e cila e meriton një qeverisje të mirë dhe evropiane.

Këtë takim e përshëndetën edhe deputeti Ilmi Reçica dhe Sekretari i PDK-së, Basri Musmurati. Ndërkaq kryetari i ardhshëm i komunës së Vitisë, Nexhmedin Arifi, i falënderoi strukturat e PDK-së për angazhimin e tyre të madh dhe u rikujtoi atyre se në zgjedhjet e kaluara lokale Partia Demokratike e Kosovës, dega në Viti, e ka përmbysur rezultatin me mbi 2600 vota. “Përkitazi me këtë fitorja e Partisë Demokratike të Kosovës në Viti është e pashmangshme dhe e sigurt”, tha ai, njofton sektori për Informim pranë Shtabit Zgjedhorë të PDK-së, dega në Viti./rajonipress/