Hidromorava

Arifi dënon dëmtimin e varrezave dhe përmendores, Kllokoti i shokuar

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi ka dënuar aktin e mbrëmshëm të dëmtimit të pllakave në varrezat ortodokse në Kllokot, si dhe kundërshton veprimin e ndërmarrë nga OVL e UÇK-së të shkatërrimit të përmendores e cila ishte e vendosur në sheshin e qytetit që nga lufta e dytë botërore. Kurse Sasha Mirkoviq kryetar i Kllokotit tha se është i shokuar me akti vandal të dëmtimit të varrezave.

Kryetari i komunës Nexhmedin Arifi ka dënuar aktin e mbrëmshëm të dëmtimit të pllakave në varrezat ortodokse në Kllokot, si dhe kundërshton veprimin e ndërmarrë nga OVL e UÇK-së të shkatërrimit të përmendores e cila ishte e vendosur në sheshin e qytetit që nga lufta e dytë botërore.

“Në emër të institucioneve komunale dhe qytetarëve të komunës së Vitisë, shprehi indinjatën lidhur me rastin e mbrëmshëm të dëmtimit të varrezave ortodokse në Kllokot dhe vlerësoj se ky akt nuk i kontribuon stabilitetit në komunën tonë” thuhet në reagimin e Arifit.

Sipas tij akti i dëmtimit të varrezave është i papranueshëm të cilin e konsiderojmë si sulm mbi vlerat civilizuese dhe të besimit në vendin tonë. “Aktet e tilla si dëmtimi i varrezave është në kundërshtim me traditat, me tolerancën dhe respektin ndërmjet njerëzve të të gjitha komuniteteve dhe të gjitha besimeve që jetojnë në Kosovë, andaj si i tillë është i papranueshëm për ne. Kërkojmë nga organet e rendit që të zbulojnë akterët e kësaj ngjarje dhe ata t`i nxjerrin para drejtësisë” ka thënë ai.

Gjithashtu veprimi i OVL-së së UÇK-së sot në mesditë për shkatërrimin e Përmendores në Viti e cila është vendosur që nga Lufta e Dytë Botërore, nuk ka të bëjë me çështjen e Lapidarit të dëshmorëve në Preshevë. Veprimet e tilla, ne i kundërshtojmë pasi janë kundër vlerave të traditës së qytetarëve të Kosovës për tolerance e bashkëjetesë.

Hidromorava

Kurse dëmtimin e varrezave e ka gjykuar edhe kreu i Kllokoti, t Sasha Mirkoviq.

Kreu i Komunës së re të Kllokotit, Sasha Mirkoviq, i cili jeton në afërsi të këtyre varrezave, deklaroi se është i shokuar me këtë akt vandal dhe ka kërkuar që sa më parë të zbulohen akterët e kësaj ngjarjeje .

Po sot në Kllokot në institucionet komunale, ka qëndruar edhe Slobodan Petroviq, Zëvendëskryeministër i Kosovës dhe Ministër i Ministrisë së Administratës Lokale të Kosovës i cili së bashku me kryetarin e komunës Sasha Mirkoviq, kanë mbajtur edhe një takim me një grup të qytetarëve të Klokotit, ku kanë dënuar këtë akt dhe kanë kërkuar që sa më parë të zbulohen akterët e këtij akti të shëmtuar.

Ministri Petroviq dhe kreu i komunës së Kllokotit kanë vizituar edhe varrezat e Kllokotit dhe nga afër ka parë edhe varrezat e dëmtuara ./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.