UBT

Arifi del i pastër

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Prokuroria e Qarkut në Gjilan ka pushuar hetimet ndaj kryetarit të komunës së Vitisë, Nexhmedin Arifi, rreth rastit për keqpërdorim të detyrës zyrtare me rastin e ndarjes së një fondi në vlerë prej 60 mijë eurove, të dedikuara për pendën mbi lumin Morava.

Nexhmedin Arifi është hetuar nga Prokuroria e Qarkut në Gjilan nën dyshimin e bazuar se ka shpërdoruar detyrën zyrtare . Pas një periudhe të gjatë hetimore Arifi ka dalur i pastër, pasiqë prokurori i rastit Shaban Spahiu ka pushuar zyrtarisht hetimet në rastin e tij.

Jetish Maloku kryeprokuror i qarkut tha për rajonipress se pushimet kanë pushuar me datën 28 dhjetor 2012. “Prokurori i rastit pas shumë hetimeve dhe ekspertizave ka vendosur që të pushojë hetimet “ tha Maloku.

Uji Dea

Ndryshe këtë e ka konfirmuar të enjten edhe vet kryetari i Vitisë .” Prokuroria e Qarkut dhe ajo e EULEX-it, në Gjilan, kanë marrë vendim që të ndërpresin hetimet ndaj tij këtij rasti. Sot e kam marr vendimin, me të cilin më është bërë e njohur që prokuroria e qarkut në Gjilan, bazuar në dëshmitë e ofruara nga Komuna dhe ekspertiza e bërë për rastin e pendës mbi lumin Morava, nuk ka gjetur prova të mjaftueshme për ta përcjellë rastin në gjykatë, andaj ka ndërprerë të gjitha hetimet rreth këtij rasti”, ka thënë Arifi.

Arifi ishte akuzuar se ka bërë keqpërdorim të detyrës zyrtare pasi ka paguar nga buxheti komunal një shumë prej rreth 60 mijë eurove për lidhje të kontratës me kompaninë VDS të Zvicrës, për studimin e fazës së fizibilitetit për ndërtimin e pendës mbi lumin Morava. Për këtë rast prokuroria e qarkut kishte filluar hetimet në verën e vitit të kaluar. Pas fillimit të hetimeve, Arifi ishte deklaruar publikisht se nuk e ndien vetën fajtor, pasi mjetet për kompaninë zvicerane ishin dhënë në bazë të vendimit të Kuvendit Komunal dhe se ndërtimi i kësaj pende është dashur të bëhet sipas një marrëveshje të nënshkruar mes Komunës dhe kompanisë VDS.

“Në bazë të marrëveshjes, palët kontraktuese janë pajtuar që çdo kontest rreth implementimit të marrëveshjes të zgjidhet përmes gjykatës, dhe për këtë Komuna e ka dërguar lëndën në gjykatë për zgjidhjen e problemit me kompaninë VDS, e cila nuk i është përmbajtur marrëveshjes”, ishte shprehur Arifi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.