ARKATANA

Arifi beson se dialogu Kosovë-Serbi do të vazhdojë shumë shpejt

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Raundi i ri i bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, do të zhvillohet shumë shpejt. Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin shefi i ekipit negociator të palës kosovare, Avni Arifi.

Arifi thotë se një përgjigje decidive rreth datës së saktë të vazhdimit të këtyre bisedimeve mund ta jap zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq.

“Besoj se bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel do të vazhdojnë shumë shpejt, ndërsa një përgjigje më të saktë për këtë do ta merrni nga Maja Kocijançiç”, ka thënë Arifi.

Uji Dea

Ndryshe, zëdhënësja e BE-së Maja Kocijançiq. përmes një deklarate të dhënë para disa ditësh, kishte bërë të ditur se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë, i mbajtur më 26 shkurt, u zhvillua në frymë mjaft konstruktive.

Sipas saj, palët janë dakorduar për rifillimin e bisedimeve gjatë muajit mars, ku do të diskutohen temat rreth zbatimit të Marrëveshjeve për lirinë e lëvizjes, IBM-në, Asociacionin e Komunave Serbe, urën kryesore në Mitrovicë, si dhe energjinë./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.