RCCOLA

Arianit Sllamniku njeriu i cili po shëron sëmundje të ndryshme me anë të thithjes së ajrit të bletëve

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Gjilanasi Arianit Sllamniku që nga viti 2017 është zhvendosur nga qyteti duke dal në periferi të qytetit të Gjilanit për të jetuar me ajër të pastër dhe larg zhurmëssë përditshme të automjeteve. Ariani ndërtoi një shtëpizë të vogël(villë), ku filloi të kultivon të gjitha perimet nga toka e tij dhe disa fryte të pemetarive duke u dashuruar në natyrën. Arianiti filloi të kultivon edhe bletët ku sipas tij, bleta është mbretëreshë e të gjitha barnave të botës.

Arianiti i cili është ligjërues i Gjuhës Gjermane dhe ka të përfunduar masterin “Marrëdhëniet Ndërkombëtare” në Nicë të Francës, i kishte lindur ideja si pasionant i bletarisë nga një francezë ta mëson punën e Alpi-Terapisë nëpërmjet thithjes së ajrit nga kosheret e bletës.

Gjilanasi Sllamniku tani e një muaj ka filluar me Alpi Terapi-Katundi, në shtëpizën e tij në periferi të Gjilanit i rrethuar me kodrina, lisa e gjelbërim të pa fund. “Kur isha gjatë doktoraturës në Francë kam hasur një njeri i cili e praktikon këtë terapi, u interesova dhe nëpërmjet librave të ndryshëm u zotova se do ta hapi një në vendlindjen time në Gjilan, dhe ja tani kemi filluar qe një muaj dhe jam shumë i kënaqur me vizitorët nga të gjitha moshat”, thekson Arianit Sllamniku.

RCCOLA

Arianit Sllamniku me punën një mujore të cilën e ka bërë me shumë pacient, tregon procedurën të cilën duhet çdo pacient ta përmban. “Brenda një muaji kemi pasur afro 100 pacient të cilët kanë kërkuar ndihmë nëpërmjet Api Terapis nga të gjitha moshat, duke filluar nga mosha 6 vjeçare e gjerë 78 vjeç, kemi pacient nga të gjitha vendet e ndryshme të Kosovës, nga Lugina e Diaspora, të gjithë këta pacient duhet ti nënshtrohet terapisë në 6 seanca që do të thotë për një ditë pacienti duhet të jetë në terapi 60 minuta, ndërsa çmimi është shumë i leverdishëm duke ditur buxhetin e çdo qytetari të Kosovës”.

Se çka shërohet më anë të Api Terapisë, Sllamniku thekson. “Tek ne kanë ardhur shumë pacient të cilët me vite kanë pasur probleme serioze me frymëmarrje, sinus, polen, alergji, skuqje të syve, depresion, me hundë të bllokuara e kështu me radhë, dhe me anë të kësaj terapie organet respiratorë të njerëzve thithin ajrin nga kosheret e bletëve dhe jam shumë i kënaqur që të gjithë pacientët që na kanë vizituar gjerë më tani janë ndarë të kënaqur duke u larguar brenda një jave të shëruar të cilët kanë vuajtur me vite të tëra”.

Arianit Sllamniku ka bërë të ditur se shumë shpejtë do të bënë një befasi për shumë klient të cilët kanë problem respiratore, t`i shëron edhe me pickimin e bletëve. Në Qendrën Api Terapia –Katundi, është duke u bërë një punë fisnike e mbi të gjitha një punë shëruese, ku insekti bleta ka shumë benifite shëruese duke bërë mrekullira tek njerëzit./rajonipress/