UBT

Ardian Kozniku, sportist me të cilin krenohet Kosova

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Në vazhdën e afirmimit të sportistëve të njohur të Kosovës, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ka pritur sot edhe ish-futbollistin e shquar kosovar e tani trajner te skuadra Dinamo Zagrebit, Ardian Kozniku.

Krasniqi u shpreh i nderuar që në emër të institucioneve të Kosovës t’i shprehë mirënjohje të thellë Koznikut për kontributin që ka dhënë në afirmimin e sportit të Kosovës, dhe mbi të gjitha për punën dhe sukseset e mëdha që ka treguar, e të cilat e kanë krenarë gjithë popullin e Kosovës.

Ai tha se Ardian Kozniku ka qenë dhe është një emër shumë i respektuar nga të gjithë, dhe për më tepër, është shembulli më i mirë për gjithë sportistët e rinj, që synojnë të kenë një karrierë të bujshme në futboll, por njëkohësisht edhe që të kenë motiv për të punuar shumë.

Ministri shtoi se Kozniku, por edhe shumë sportistë tjerë të gjeneratës së tij, si dhe tash sportistët e rinj dhe shumë të suksesshëm, janë kapitali më i madh që ka Kosova, e përmes të cilëve e paraqet para botës imazhin e vërtetë të vendit.

Uji Dea

Duke parë se izolimi në sport po thyhet, Krasniqi tha se Kosova ka nevojë që të bashkojë të gjithë sportistët e suksesshëm, si ata të viteve ‘90, ashtu edhe futbollistët e rinj, për të kontribuar të gjithë për të çuar përpara sportin, futbollin në veçanti, dhe për të qenë një rrëfim i suksesshëm në rajon.

Kozniku falënderoi ministrin për pritjen, duke e përgëzuar për respektin që ka treguar për të gjithë futbollistët e suksesshëm shqiptarë, duke i takuar ata dhe duke mbajtur kontakte të vazhdueshme. Ai tha se është mjaft i lumtur që më në fund në sport ka hapa pozitivë, duke shtuar se është i gatshëm që në çdo rrethanë të japë kontributin e tij për të çuar përpara sportin në Kosovë.

Ardian Kozniku është një nga personalitetet me të respektuara në Kroaci. Ai kombëtares së Kroacisë, me paraqitjet dhe golat e tij, i ka ndihmuar të arrijë suksese të mëdha në garat evropiane e botërore. Kozniku ka qenë pjesë e gjeneratës së artë të Kroacisë, që në vitin 1998, në Kampionatin Botëror në futboll kishte marrë medaljen e bronztë.

Karrierën në futboll, Kozniku e ka nisur në Vëllaznim të Gjakovës, për të vazhduar më pas në Prishtinë. Në vitin 1990, ai iu bashkua skuadrës së njohur kroate, Hajduk nga Spliti. Më pas, ai ka luajtur edhe për skuadrat franceze Cannes, Le Havre dhe Bastia. Për dy vjet ai ka luajtur edhe për Dinamon e Zagrebit, ku tash punon si trajner i grupmoshave të reja.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.