Ardian Gashi ftohet nga Norvegjia
Oslo – Mesfushori kosovar Ardian Gashi ka marrë ftesë nga trajneri i Përfaqësueses së Norvegjisë për ndeshjen miqësore ndaj Ukrainës. Kjo ndeshje do të luhet të mërkurën në stadiumin e Sevillas në Spanjë. Gashi 31-vjeçar do ta zëvendësojë mesfushorin e lënduar Havard Nordtveit.
Si njofton Koha Ditore, mesfushori i Helsinbrogut suedez, Gashi për Norvegjinë ka zhvilluar dhjetë ndeshje. Në vitet 2004 e 2005, Gashi kishte luajtur shtatë herë për Norvegjinë.
Në përfaqësuesen e këtij vendi u kthye në tetor të vitit të kaluar, prej kur ka regjistruar edhe tri paraqitje. Ai më herët është paraqitur edhe për Përfaqësuesen e Kosovës.(koha)


