Eko Higjiena

Ardian Foniqi, zyrtari ligjor që për vite me radhë i shërben administratës dhe qytetarëve të Gjilanit

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ardian Foniqi është një nga zyrtarët e përkushtuar të Komuna e Gjilanit, i cili prej vitesh kontribuon në funksionimin dhe zhvillimin e administratës komunale ka shkruar Elbasan Shabani duke e çmuar punën dhe kontributin e Foniqit.

Ai ka filluar punën në administratën komunale në vitin 2008 në Drejtorinë për Kadastër dhe Pronë. Më pas ka vazhduar angazhimin në Drejtoria e Administratës së Përgjithshme, duke ushtruar detyra të ndryshme në Shërbimin e Kuvendit, në Qendrën për Shërbim me Qytetarë si ushtrues detyre i shefit, si dhe në sektorin e Gjendjes Civile.

Gjatë karrierës së tij administrative, sipas autorizimeve të ish-drejtorëve Nazim Gagica dhe Doruntina Hasani, ai ka ushtruar edhe detyrën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të kësaj drejtorie, duke mbajtur përgjegjësi të rëndësishme në menaxhimin e proceseve administrative. Po ashtu ka qenë ushtrues detyre i udhëheqësit të Sektorit për të Drejtat e Njeriut në kuadër të Zyrës së Alban Hyseni.

Foniqi ka mbajtur edhe një sërë rolesh të tjera institucionale, si zyrtar kontaktues me programin e USAID për kontratën sociale, zyrtar për konsultime publike, menaxher i rreziqeve financiare, kryetar i komisionit të ankesave në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe anëtar i komisionit disiplinor dhe i komisioneve të tjera komunale.

Një nga arritjet e tij të veçanta lidhet me periudhën kur shërbeu si ushtrues detyre i shefit të Qendrës për Shërbim me Qytetarë, kur kjo drejtori u shpall drejtoria më e mirë në nivel vendi në vitin 2014. Ndërkaq, në vitin 2023 ai është vlerësuar si zyrtari më i mirë i vitit në Komunën e Gjilanit nga komisioni përkatës vlerësues.

ARKATANA

Po ashtu, si anëtar i komisionit për performancë gjatë viteve 2016-2017, ai kontribuoi që Komuna e Gjilanit, në bashkëpunim me DEMOS dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, të përfitojë mbi gjysmë milioni euro shpërblim për performancën institucionale.

Aktualisht, Ardian Foniqi ushtron detyrën e zyrtarit ligjor në Drejtorinë e Administratës së Përgjithshme, ku merret me procedurat ligjore që lidhen me ndërrimin e emrit dhe mbiemrit, korrigjimin e të dhënave personale dhe regjistrimin e lindjeve dhe vdekjeve me vonesë.

Ai është gjithashtu kryetar i komisionit përkatës dhe përgatit mendime profesionale dhe përgjigje për kërkesat e qytetarëve dhe institucioneve të tjera shtetërore.

I njohur për seriozitetin, korrektësinë dhe komunikimin e mirë me qytetarët, Foniqi konsiderohet një nga zyrtarët që me përkushtimin dhe profesionalizmin e tij kontribuon çdo ditë në forcimin e administratës komunale dhe në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarët e Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.