Arbëria kërkon transport për nxënësit
Gjilan – Mehmeti mendon se për këtë pjesë urgjentë duhet të planifikohet një shkollë në këtë zonë së paku deri në klasën e pestë sa për fillim dhe përfundimisht të jemi në mbrojte të interesave të këtyre nxënësve për të cilët kemi obligim zyrtarë të merremi me këto probleme.
Shefi i grupit parlamentar të LDEK-së ka kërkuar nga Qemajl Mutafa dhe Bujar Nevzati që nxënësve të lagjes Arbëria tu sigurohet transporti, meqë ata udhëtojnë larg.
“Ne edhe në të kaluarën kemi ngritur një shqetësim në kuvendin komunal në lidhje me çështjen e udhëtimit të nxënësve nga pjesa e lagjes Arbëria që kufizohet me fshatin Velekincë në drejtim të shkollës ’’ Abaz Ajeti. Kjo është një lagje jashtëzakonisht e madhe në mes Gjilanit dhe Velekincës dhe që problem shumë seriozë e kanë çështjen e nxënësve pasi atyre ju duhet rrugë e gjatë deri në shkollën ‘’Abaz Ajeti’’ ka thënë Mehmeti.
Mehmeti ka përmendur dy elemente që do të duhej t`i merrte parasysh komuna. “Aktualisht nxënësit detyrohen që në shkollë t`i marrin gati se pjesën më të madhe të librave që i kanë në orar për atë ditë dhe kjo në masë të madhe po i ngarkon këta nxënës dhe se nga kjo ngarkesë e tepërt mund të kenë edhe pasoja në të ardhmen pra përveç problemeve të sigurisë ne me vetëdije jemi duke dëmtuar shëndetin e këtyre fëmijëve në të ardhmen”.
Ky problem sipas Mehmetit do të duhej të zgjidhej përfundimisht,sepse ata janë në fazën më të ndjeshme kur duhet të përkrahen për tu zhvilluar fizikisht e në këtë formë çfarë është duke u aplikuar kjo formë e ngarkesave të tepërta mendojmë se luanë rolin e kundërt që ne duhet ta kemi parasysh shumë si zyrtarë përgjegjës të këtyre fushave dhe të komunës.
“Ky problem është edhe në shkollat tjera, por se diku tjetër nxënësit mund ta kenë shkollën më afër, por se pavarësisht ku janë mendojmë se ky problem duhet të eliminohet përfundimisht dhe të trajtohet shumë me seriozitet” ka thënë Mehmeti.
Si arsye tjetër Mehmeti ka përmendur se pjesës së lagjes së ‘’Arbërisë’’ i mungon trotuari dhe tërë kohën këta nxënës duhet të ecin rrugës dhe kjo në masë të madhe ndikon në sigurinë e këtyre nxënësve,dhe ka raste kur kemi pasur edhe aksidente në këtë rrugë si rezultat i mungesës së trotuarit prandaj është me rëndësi të madhe të rregullohet ky aspekt respektivisht trotuari nga shkolla’’Abaz Ajeti’’deri në Velekincë,sepse ne si komunë kemi përgjegjësi për këta nxënës në rastet e problemeve të ndryshme të fushës së sigurisë gjatë shkuarjes dhe ardhjes në shkollë.
Mehmeti mendon se për këtë pjesë urgjentë duhet të planifikohet një shkollë në këtë zonë së paku deri në klasën e pestë sa për fillim dhe përfundimisht të jemi në mbrojte të interesave të këtyre nxënësve për të cilët kemi obligim zyrtarë të merremi me këto probleme.
Dhe përderisa kjo nuk realizohet si kërkesë urgjente dhe që mund të realizohet nga ana e juaj është organizimi i transportit të shkuarjes dhe ardhjes së këtyre nxënësve deri në shkollën ‘’Abaz Ajeti’’ dhe anasjelltas për nxënësit e kësaj pjese dhe pjesëve tjera ku është e arsyeshme ka shkruar në kërkesën e tij Mehmeti.
“Ne kërkojmë që në afat shumë të shpejtë të ndërmerrni veprimet e duhura dhe të jeni në shërbim të nxënësve të kësaj pjese” ka thënë Mehmeti./rajonipress/