Hidromorava

Arbër Ismajli – sinonim i një politikani të moderuar!

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Fitim Redenica – Kur mendoni për tiparet e karakterit që e bëjnë një politikan të mirë, mendoni për gjëra të tilla si integriteti dhe optimizmi. Duhet një person inteligjent, besnik dhe i pëlqyeshëm për të fituar besimin dhe zemrën e votuesit. Politikanët e suksesshëm nga çdo sfond ideologjik kanë shumë të përbashkëta. Ata zakonisht janë folës publikë të afërt dhe të sigurtë. Arbër Ismajli është një politikan modern, përgjegjës për partinë e tij, atdheun dhe shoqërinë, përgjegjës për të rritur nivelin e qytetit të tij dhe për të adresuar çështjet e saj. Përgjegjës për përzgjedhjen e rrethit dhe gërshetimin e kulturave brenda vendit të tij. Ai është sinonim i kulturës dhe atdhedashurisë.

Arbër Ismajli, si një politikan i modernizuar, në punë e shoqërojnë shumë vlera dhe sakrifica të mëdha. Aspirimi e jo egoizmi, besimi dhe motivimi, adoptimi i një numri të madh shpresash dhe vështrimi në të ardhmen me vendosmëri, besim dhe siguri, janë disa nga karakteristikat që e faktorizojnë këtë personalitet.

Virtytet si dashuria, sinqeriteti, drejtësia, solidariteti, morali i lartë, kujdesi janë fondamente kyçe të një shoqërie të bereqetshme dhe prosperuese, të cilat Arbëri vazhdimisht mundohet t’i vë si gurthemel në shoqërinë tonë.

Arbëri, mundohet vazhdimisht me ambicie për të punuar në zgjerimin e kapaciteteve të qytetit të tij, për të rritur burimet e saj, për të përmirësuar dhe për të avancuar pozitën e qytetarëve të tij.

Jeta politike e tij është e gjitha për avancimin e shoqërisë, dhe natyrisht që një politikan i suksesshëm është i kënaqur me sakrifikimin e gjithçkaje për hir të parimit, partisë apo shtëpisë.

Të gjithë duhet të kuptojmë se nuk mund të ketë të ardhme të ndritur të një kombi nëse nuk dominon vlera ndaj jo vlerës, e mira ndaj të keqes, drejtësia ndaj padrejtësisë, sinqeriteti ndaj urrejtjes, besnikëria ndaj tradhtisë, morali ndaj jo moralit, fitimi hallall ndaj atij haram, shkollimi i drejtë ndaj ati të padrejtë etj. Prandaj, dhe pikërisht për këto vlera, duhet të kem përfaqësues të suksesshëm të cilët ngërthejnë në vetë këto parime thelbësore të cilat i posedon Arbër Ismajli. Andaj, virtytet e lartpërmendura përveç që janë porosi njerëzore, ato para se gjithash janë edhe porosi hyjnore, ushtrimi dhe praktikimi i të cilave është në të mirë të individit dhe të çdo shoqërie mirë të organizuar dhe mirë të konsoliduar nga një qeverisje moderne dhe me njerëz përfaqësues të kalibrit të Arbër Ismajlit.

Një politikan i moderuar si Arbëri, duhet të ketë një personalitet të mirëdisiplinuar dhe një ndjenjë shërbimi vetëmohues për ta bërë jetën më të mirë për popullin e tij. Natyrisht që edhe kjo po pasqyrohet në komunitetin ku ai po vepron si nënkryetar komune.

Mobi Casa

Disiplina është e nevojshme për një shoqëri të rregullt dhe për jetën politike, ndërsa pa të jeta shoqërore do të bëhej mjerueshme. Një shërbim vetë flijues po vë mirëqenien e njerëzve që Arbër Ismajli përfaqëson para vetes së tij. Besnikëria e tij ndaj qytetarëve, është një cilësi tjetër e politikanit përgjegjës që shumë politikan në Kosovë nuk e posedojnë. Arbëri, është vazhdimisht i angazhuar në politikat ditore të qytetit, duke u takuar vazhdimisht me bashkëqytetarë, duke i dëgjuar hallet dhe kërkesat e tyre, dhe duke u munduar bashkërisht që t’i zgjidhin ato.

Arbëri është idoli i tërë elektoratit të LDK-së Rugoviane në Gjilan. Ai është shembulli më i mirë i urtësisë dhe mençurisë së tij prej një intelektuali, vizioni i tij prej diplomati, njeriu që u jep jetë kësaj ane, veçanërisht anëtarëve dhe simpatizuesve të LDK-së. Është kontributdhënës i madh për shtrirjen dhe rritjen e vlerës së LDK-së në Gjilan, dhe njëkohësisht gjithmonë tregon përfaqësim të vlerave për atë që është i mandatuar.
Puna dhe profesionalizmi i tij, është dëshmuar qysh nga rinia, atëherë kur ai u angazhua në LDK, duke dhënë kontribut të madh karshi proceseve të cilat po kalonte vendi ynë. Arbëri, së bashku me kryetarin Haziri, luftuan fuqimisht për t’i dërguar proceset para.

Ai gëzon simpatinë dhe adhurimin e qytetarëve, duke qenë një shembull i maturisë politike dhe i këmbënguljes për veprim të përbashkët. Me vështrimet e tij, me idetë bashkëkohore dhe me vizionin e gjerë për të ardhmen e qytetit të tij, ky njeri përherë zgjonë kërshërinë e ndjejësve të tij, madje jo vetëm të atyre të rretheve politike, por të të gjitha shtresave të shoqërisë në Gjilan.

Ai i shërben qytetit të tij me dinamizëm dhe entuziazëm, me synimin për ta transformuar Gjilanin në një qytet modern, që i përballon me eficencë problemet e veta, me një qeverisje me duar të pastra, me vështrimin drejt të nesërmes.

Vazhdojmë të jem fuqimisht në krahët e përkrahjes së madhe për LDK-në, së bashku me Arbër Ismajlin dhe kryetarin Lutfi Haziri, t’i bashkërendojmë qëllimet dhe interesin e përbashkët qytetar. Me Arbër Ismajlin, gjithmonë në LDK do të jemi më të fuqishëm, më kuptim plotë dhe padyshim që do të jemi pikë referimi për çdo qytetar të vendit.

Arbër Ismajli, me politikën e modernizuar, po tregohet që është shumë i aftë të bëjë politika lokale, por edhe në staza të ardhshme do të jetë shumë i guximshëm të marrë në duar timone drejtuese, dhe të ia krijoj vetes atë strofullën historike, që po ajo histori do të flet gjatë për të.

Fitim Redenica,
Magjistër i shkencave Ekonomike
Magjistër në E- qeverisje.