Arbër Ismajli në vijën e parë të “zjarrit” COVID-19

Gjilan – Pandemia COVID-19 e cila ka uzurpuar globin botëror, ka bërë që shumë shtete të mobilizohen për ta luftuar këtë pandemi duke mbrojtur popullatën e tyre. Ashtu si çdo vend i botës edhe Komuna e Gjilanit me kapacitetet e tyre është mobilizuar me gjithë stafin e saj në mënyrë profesionale që t`i dilet në ndihmë banorëve të saj.
Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, menjëherë ka organizuar Qendrën Operative dhe Komitetin Emergjentë.
Komuna e Gjilanit me mjaft sukses me Komitetin e Emergjencës gjatë 30 ditëve ka dhënë shembull se si duhet vepruar në raste konkrete, duke ju dalë në ndihmë banorëve jo vetëm të Gjilanit, por gjithë rrethinës së saj.
“Pas alarmit të COVID-19 ne si Komunë menjëherë ju kemi përvjelur punës me ekipet tona duke e marrë mjaft seriozisht këtë pandemi që ka kapluar planetin tonë, ne kemi formuar Qendrat Operative dhe Komitetet Emergjente por një lehtësim të madh na kanë dhënë edhe qytetarët tanë me përkushtimin e tyre në forma të ndryshme”, ka bërë të ditur nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli.
Angazhimi profesional nga Komuna e Gjilanit për menaxhimin e situatës së krijuar ka bërë që tek me 22 mars të shfaqën rastet e para të COVID=19 në Vrapqiq dhe Zhegër.
“Ne menjëherë kemi ndërmarrur masat e nevojshme në fshatin Vrapqiq duke ju dal në ndihmë banorëve me të gjitha kapacitet tona të cilat i kemi pasur, e sidomos për ti mos i lën të vetmuar ne me gjithë shtabin tonë kemi qenë pranë këtyre familjeve ditë e natë”, tregon Ismajli.
Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, shumë herë ka bërë apel që të mbështeten të gjitha familjet me nevojë.
“Së bashku me kryetarin Hazirin e me Qendrën Operative dhe Komitetin Emergjent, është bërë një punë kolosale ku në ndihmë në këto momente të vështira na kanë dalur shumë njerëz të vullnetit të mirë, kompani të ndryshme kanë shprehur vullnetin e tyre të japin ndihmë qytetarëve në nevojë. Ne kemi bërë listat e familjeve me nevoja sociale së bashku, dhe me shumë të rinjë e të reja mënyrë vullnetare këto ndihma i kanë ndarë për qytetarët të cilët kanë pasur nevoja emergjente. Ne si komunë e falënderojmë çdo qytetar, çdo kompani dhe çdo individ që është gjetur në këto momente të vështira të popullatës dhe jam shumë krenar që i takoj këtij mjedisi”, ka bërë të ditur, nënkryetari Ismajli.
Gjithashtu, Ismajli ka treguar se në mënyrën më transparente i kanë bërë publike të gjitha ndihmat që ka ardhur në dyert e komunës.
Nënkryetari Ismajli ka theksuar se deri më tani 80% të rrugëve të qytetit janë pastruar e dezinfektuar, njëherit ka theksuar duke ju bërë me dije qytetarëve e bizneseve se mbeturinat të cilat hidhen nëpër trotuare do të dënohen rënd, pasiqë tani është koha të mbajmë pastërtinë jo vetëm në shtëpitë tona por edhe rrugëve të qytetit.
Nënkryetari Ismajli së bashku me stafin e tij, ka vizituar edhe shumë fshatra të rrethit të qytetit, si dhe lagjet e qytetit, duke parë nga afër gjendjen e çdo qytetari e fshatari.
“Ne me ekipin tonë kemi bërë shumë vizita nëpër fshatra të Komunës duke i vizituar fermerët për t`i dëgjuar hallet e tyre, kemi vizituar qendrat e mjekësisë familjare duke ju ofruar ndihmat e nevojshme, poashtu në çdo lagje të qytetit kemi qëndruar për t’ju ndihmuar e përkrahur në forma të ndryshme për ta tejkaluar këtë situatë pandemike”
Ismajli ka falënderuar nga zemra të gjithë ata që në forma të ndryshme kanë kontribuar në këtë situatë të vështirë; stafin mjekësor të Komunës së Gjilanit, Policinë e Rajonit të Gjilanit, Zjarrëfiksit, qytetarët pa dallim nga më i riu e gjerë të më i moshuari, që po japin secili në mënyrën e tyre kontributin e tyre.
“Në asnjë mënyrë e rrethanë ne si Komunë nuk do të lejojmë që një individ apo biznes ose grupe të caktuara të keqpërdorin situatën e krijuar për poena politik. Qytetar të nderuar mos lejoni që t’ju degjenerojnë e manipulojnë për një pako ushqimore, ne si institucion komunal do të jemi për ju natë e ditë, zyrat tona janë të hapura për ju 24 orë”.
Qytetarë të nderuar, Zoti ju bekoftë, Zoti e bekoftë shtetin e Kosovës, së bashku do t’ja dalim dhe kujdesuni për të shenjtën familje, ka theksuar në fund nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli./rajonipress/