UBT

Arbër Ismajli: Jemi të përkushtuar në punë, e korrektësi, në raport me nevojat e qytetarëve

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Performanca e drejtoreve këto 30 ditë len me kuptue për një përkushtim në punë dhe korrektësi në raport me nevojat e qytetarëve. “Jemi duke i përmbyll shumicën e punëve të mbetura si pasojë e fushatës dhe shtyrje të punëve të reja, sepse qëllimi ynë është që qytetari të jetë pushteti e ne shërbëtorët” thotë Arbër Ismajli nënkryetar i komunës së Gjilanit.

Ardhja e Arbër Ismajlit në pozitën e nënkryetarit të komunës e ka dinamizuar punën në qeverisjen komunale.

Ismajli po tregohet komunikues, bashkëpunues dhe transparent në raport me publikun, opozitën, shoqërinë civile dhe mediet.

Madje, Ismajli shpesh edhe bëhet vetëkritik dhe pranon ngecjet e dobësitë, por edhe punët e mira dhe avancimin e shërbimeve.

Ismajli me kompetenca të plota pa asnjë problem mund të quhet zot shtëpie, meqë i njeh mirë problemet dhe i trajton ato me dinjitet dhe saktësi.

FIDANISHTJA

Por cili është opinioni dhe vlerësimi i Arbër Ismajlit për këtë periudhë të shkurtër të qeverisjes. Çfarë ka gjetur ai dhe çfarë pret të ndryshojë në aspektin pozitiv.

Arbër Ismajli nënkryetar i komunës thotë për rajonipress se top prioritetet e kësaj qeverisje janë: zgjerimi i daljeve të qytetit, lumi Mirusha, përfundimi komplet i tij, përfundimi i stadiumit modern të qytetit, rregullimi i infrastrukturës në qytet dhe fshatra, kolektori i ujërave të zeza etj!

“Performanca e drejtorëve këto 30 ditë len me kuptue për një përkushtim në punë dhe korrektësi në raport me nevojat e qytetarëve. Jemi duke i përmbyll shumicën e punëve të mbetura si pasojë e fushatës dhe shtyrje të punëve të reja, sepse qëllimi ynë është që qytetari të jetë pushteti e ne shërbëtorët” tha Ismajli.

Ismajli tha se jemi aktiv në monitorimin e projekteve të rëndësisë së veçantë siç janë QKMF-ja, Stadiumi i qytetit, Rruga e Ferizajit, projektet e shumta në infrastrukturë, gjithashtu jemi në takime të rregullta me Kompanitë publike si Tregu, Kosovatransi dhe partneri ynë “Eko – Higjiena”, monitorim i vazhdueshëm i projekteve të ndërtimeve të larta, monitorim i vazhdueshëm i produkteve ushqimore nëpër qendra tregtare e biznese të ndryshme të mesme përmes inspektorëve tanë.

“Nesër gjithashtu në bashkëpunim të plotë me institucionet fillojmë pastrimin e deponimeve të egra në qytet dhe fillimi i mbjelljes së parqeve të vogla në shumë pjesë të qytetit dhe fshatra, gjithashtu jemi në finalizim të tri projekteve të mëdha për tri parqe, Parku i Bajës, Parku i Fushës së Pajtimit dhe Parku të Livadhet e Arapit” tha Ismajli./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.