GRANDEMALL

Arbër Hoxha drejt Serie A – klubi që ka dy shqiptarë të tjerë synon transferimin e tij

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Arbër Hoxha mund të bëjë një hap të madh në karrierën e tij duke u transferuar në një prej ligave më të forta të Evropës.

Sipas “europacalcio.it”, skuadra italiane Lecce është duke insistuar në transferimin e sulmuesit të krahut nga Dinamo Zagrebi.

Kalimi i Hoxhës te Lecce mund të finalizohet gjatë afatit kalimtar të verës, pasi palët thuhet se tashmë kanë nisur kontaktet në dimër.

FIDANISHTJA

Futbollisti 26-vjeçar, i cili përfaqëson Shqipërinë, ka kontratë me Dinamon deri në verën e vitit 2027.

Në këtë sezon me Dinamon, Hoxha ka regjistruar 25 paraqitje, shumicën prej tyre si zëvendësues. Ai ka realizuar tre gola dhe ka asistuar po aq herë në elitën e futbollit kroat.

Lecce, që aktualisht po lufton për mbijetesë në Serie A dhe ka në përbërje edhe dy futbollistë shqiptarë, Ylber Ramadanin dhe Medon Berishën, ndërsa e sheh Hoxhën si një përforcim të rëndësishëm për krahët në sulm. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.