United Hospital

Arbër Emini thotë se nuk do të pranojë asnjë rezultat të zgjedhjeve sepse është manipuluar nga Serbia

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Unë, Arbër Emini, kandidat i pavarur për Kryetar të Komunës së Kllokotit, nuk e pranoj dhe nuk do ta njoh asnjë rezultat të këtyre zgjedhjeve lokale, sepse ky proces zgjedhor është manipuluar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga Serbia dhe strukturat paralele serbe, nën ndikimin dhe urdhrat e Milan Radoicic.

Postimi i plotë:

DEKLARATË PUBLIKE
Unë, Arbër Emini, kandidat i pavarur për Kryetar të Komunës së Kllokotit, nuk e pranoj dhe nuk do ta njoh asnjë rezultat të këtyre zgjedhjeve lokale, sepse ky proces zgjedhor është manipuluar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga Serbia dhe strukturat paralele serbe, nën ndikimin dhe urdhrat e Milan Radoicic.

Në ditën e zgjedhjeve, sipas dëshmive të shumta, është dhënë urdhër nga strukturat paralele që të gjitha votat e Listës Serbe të realizohen deri në orën 12:00, gjë që ka shkaktuar votim në grupe dhe turma të organizuara, praktikë e ndaluar me ligj dhe në kundërshtim të plotë me parimet demokratike të Republikës së Kosovës.

United Hospital

Këto turma kanë hyrë në qendrat e votimit, janë asistuar nga njerëz të strukturave paralele dhe kanë votuar nën kontroll dhe presion të drejtpërdrejtë, duke cenuar rëndë fshehtësinë dhe lirinë e votës.

Gjithashtu, janë përdorur vërtetime të falsifikuara mjekësore për të lejuar “asistencë të organizuar në votim”, me qëllim që të manipulohej rezultati final. Kjo ndërhyrje sistematike përbën shkelje të rëndë të ligjit zgjedhor, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe cenim të sovranitetit të vendit tonë.

Për këtë arsye:
Kërkoj nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mos i certifikojë këto rezultate;
Kërkoj hetim urgjent dhe të plotë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës dhe PZAP;
Kërkoj ndërhyrje institucionale për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe të drejtës së qytetarëve për zgjedhje të lira e të ndershme.
Zgjedhjet në Kllokot nuk kanë qenë të lira, as të drejta. Ato kanë qenë të orkestruara dhe kontrolluara nga Beogradi përmes strukturave ilegale serbe, me qëllim uzurpimin politik të kësaj komune.
Unë, Arbër Emini, do ta vazhdoj këtë betejë në çdo institucion ligjor dhe ndërkombëtar në mbrojtje të vullnetit të lirë të qytetarëve të Kllokotit.

Arbër Emini
Kandidat i Pavarur për Kryetar të Komunës Kllokot

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.