ARKATANA

Arbër Emini sërish alarmon: Aktiviteti i Agjentëve Serb të Influencës në Zgjedhjet Lokale në Kllokot

/ 2 minuta lexim
ROBERT UKAJ

Kllokot – Aktiviteti i agjentëve serb të influencës në zgjedhjet lokale në Kllokot përbën një kërcënim serioz për demokracinë lokale, për integritetin e zgjedhjeve dhe për sigurinë e qytetarëve që dëshirojnë të votojnë lirshëm dhe pa frikë. Ky rrjet nuk është spontan, ai është i strukturuar, i financuar dhe i koordinuar me qëllim ta mbajë komunën nën kontroll politik e institucional të jashtëm ka shkruar Arbër Emini kandidati i vetëm shqiptar për kryetar në komunën e Kllokotit.

Postimi i plotë:

ARKATANA

Hetimet dhe dëshmitë në terren tregojnë se ky rrjet nuk përbëhet vetëm nga individë apo struktura të lidhura me Serbinë, por ka përfshirë edhe persona të caktuar shqiptarë, të cilët përmes pozicioneve të tyre në:
shoqërinë civile dhe OJQ,
media lokale dhe rajonale,
struktura brenda Policisë Kosovës,
si dhe persona brenda institucioneve të drejtësisë si në Gjykata Themelore dhe Prokurori Themelore, kanë kontribuar në lehtësimin, mbulimin ose normalizimin e ndikimit të jashtëm në procesin zgjedhor. Kjo përbën jo vetëm shkelje të rëndë ligjore, por edhe tradhti ndaj vlerave demokratike dhe interesit të qytetarëve.

Këto veprime janë manifestuar përmes:
Heshtjes dhe mosveprimit institucional ndaj manipulimeve,
Legjitimimit publik të aktiviteteve të strukturave paralele,
Përdorimit të pozitës zyrtare për të mbuluar shkeljet,
Ndihmë direkte në organizimin e votimit të kontrolluar.
Përballë kësaj situate, kërkojmë me vendosmëri:
Hetim të thelluar dhe të paanshëm ndaj çdo individi të përfshirë, pavarësisht përkatësisë etnike apo institucionale;
Përgjegjësi ligjore dhe disiplinore për të gjithë ata që kanë ndihmuar apo lejuar ndërhyrjen e jashtme në zgjedhje;
Mbrojtje të plotë të procesit demokratik nga çdo ndikim i jashtëm dhe bashkëpunëtor të brendshëm.
Demokracia nuk mbrohet vetëm nga ndërhyrjet e jashtme, por edhe nga kompromiset e brendshme.
Asnjë individ apo strukturë nuk është mbi ligjin dhe mbi vullnetin e qytetarëve./rajonipress/