Arbër Emini ngre alarmin: Serbia nuk po ndalet së ndërhyri në punët tona të brendshme në Kllokot
Kllokot – Serbia ka cenuar rendin dhe kushtetutshmërinë e Kosovës duke ndërhyrë drejtpërdrejt në procesin zgjedhor. Shumë qytetarë serb (votues) janë detyruar nga Serbia e cila që ka orkestruar votat me asistencë nëpërmjet Listës Serbe, vetëm për të votuar sipas direktivave të Beogradit dhe ta kontrollojnë votën e qytetarit ka thënë Arbër Emini kandidati i vetëm shqiptarë për kryetar të komunës së Kllokotit.
Postimi i plotë:
Kjo është shkelje flagrante e sovranitetit dhe e të drejtës së lirë të qytetarit për të zgjedhur.
Veprimet e Serbisë për orkestrimin dhe detyrimin e shumë qytetarëve që të pajisen me vërtetime fals mjekësore, është ndërhyrje e jashtme dhe bie ndesh me parimet demokratike dhe me të drejtën e qytetarëve për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.
Institucionet e vendit duhet të reagojnë menjëherë.


