ARKATANA

Arbër Emini me një mesazh uniteti: Të gjithë për një, një për të gjithë, të ardhmen e shkruajmë të bashkuar jo të ndarë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Arbër Emini ka hyrë në garë për të arritur një rezultat dhe sukses që i dedikohet shqiptarëve të Kllokotit të cilët të bashkuar mund të arrijnë gjithçka. Emini mendon se ka një frymë pozitive për të mposhtur strukturat ilegale dhe ata politikanë serb që marrin urdhra nga Serbia.

Pasi ka marrë aprovimin edhe të partive tjera politike, Arbër Emini po ndihet më rehat dhe më i relaksuar në garën e tij për të parin e komunës së Kllokotit.

Por lufta e Arbër Eminit ka edhe dimensione tjera për të arritur një rezultat të kënaqshëm dhe për të përfaqësuar në mënyrë dinjitoze shqiptarët në Kllokot.

FIDANISHTJA

“E kemi rastin e mirë të flasim shqip, të mendojmë shqip, të veprojmë shqip dhe të udhëheqim shqip. Gjithçka është e mundur dhe kjo varet edhe nga vullneti i çdo votuesi shqiptar e serb, që donë ta përqafojë një kandidat me synime evropiane” tha Emini.

Emini ndryshe ka finalizuar përkrahjen nga të gjitha subjektet politike dhe tani motoja e tij është: ”Të gjithë për një, një për të gjithë, të ardhmen e shkruajmë të bashkuar jo të ndarë”. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.