United Hospital

Arbër Emini: Ka ardhur koha që Kllokoti të drejtohet nga një kryetar shqiptar!

/ 2 minuta lexim
HW

Kllokot – Unë jam i vetmi kandidat shqiptar për kryetar të Komunës së Kllokotit. Përballë meje janë disa kandidatë serbë, ndërsa shqiptarët ende mbeten të ndarë… Prandaj, ju bëj thirrje të bashkohemi, sepse vetëm të bashkuar mund ta sjellim fitoren bindëse ka shkruar Arbër Emini.

Postimi i plotë:

FIDANISHTJA

Të dashur qytetarë të Komunës së Kllokotit,
Ka ardhur koha që Kllokoti të drejtohet nga një kryetar shqiptar!
Unë jam i vetmi kandidat shqiptar për kryetar të Komunës së Kllokotit.
Përballë meje janë disa kandidatë serbë, ndërsa shqiptarët ende mbeten të ndarë…
Prandaj, ju bëj thirrje të bashkohemi, sepse vetëm të bashkuar mund ta sjellim fitoren bindëse.
Mos bëni asnjë marrëveshje me Listën Serbe, SNS-në apo partitë e tjera serbe.
Shqiptarët e Mogillës, Kllokotit, Gerqarit dhe Verbovcit nuk kanë më vota për ata që mbi 20 vite qeverisën me Kllokotin, na diskriminuan, na përçanë dhe i përdorën votat tona kundër nesh.
Ka edhe disa individë shqiptarë që punojnë ditë e natë për t’ju bindur të votoni për kandidatët serbë.
Por ata nuk kanë fuqi të na ndalin sepse bashkimi ynë është më i fortë se çdo pengesë!
Familjarë e bashkëqytetarë të dashur, mos bini nën ndikimin e tyre.
Unë ju kërkoj votën të gjithë shqiptarëve edhe atyre që ndoshta hezitojnë.
Por nëse ka shqiptarë që nuk duan të më përkrahin mua, atëherë ju lus: Nëse mua nuk doni të me votoni, mos me pengoni dhe mos votoni për kandidatët serbë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.