UBT

Arbër Emini i vetëm, por me forcë titanike po qëndron përballë strukturave paralele serbe

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kllokot – Arbër Emini po vazhdon ta sfidojë kompletë një strukturë mafioze e kriminale të strukturave paralele serbe në Kllokot. I pandalshëm dhe me një forcë titanike, po depërton në çdo familje shqiptare për të bindur që të votojnë për njeriun e shpresës e kthimit të madh.

Edhe pse është kandidat i pavarur, me një mbështetje solide edhe të subjekteve tjera politike shqiptare në Kllokot, Arbër Emini, po e vazhdo betejën e tij për ta fituar çdo zemër shqiptare në Kllokot.

Përkundër pengesave serioze që po i shkaktojnë strukturat paralele serbe, të përkrahura nga ndonjë shqiptar aty këtu, Arbër Emini po tregon se ka shpirt luftaraku dhe me një fuqi titanike, po ecë përpara me agjendën e tij për të ardhur në krye të parit të Kllokotit.

Eco Higjiena

“Kam përvojë me këto prapaskena dhe nuk brengosem shumë, pavarësisht se po më marrin kohë këto lojëra. Nuk jam i vetëm sepse kam pas vetës shumë familje shqiptare, që po e përkrahin strategjinë time, e cila i dedikohet kryesisht të ardhmes së një Kllokoti, me një qeverisje profesionale e të dëshmuar” tha Emini për rajonipress.

Ndryshe, Arbër Emini mendon se me ardhjen e tij në krye të Kllokotit, do të ndryshonte komplet mentaliteti qeverisës./rajonipress/