Fundamenti

Arbër Emini i ashpër: PZAP po legjitimon ndikimin e Serbisë në Kosovë!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Vendimi i fundit i PZAP nuk është në përputhje me vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës. Ky vendim është copy-paste i vendimit të parë pa analizë, pa hetim dhe pa respektuar faktet e reja ka shkruar Arbër Emini.

Postimi i plotë:

Sipas PZAP, vula e Republikës së Serbisë në vërtetimet mjekësore të lëshuara nga strukturat ilegale serbe në Kosovë, “është vetëm logo”!

Ky interpretim është absurd dhe i rrezikshëm sepse pranon zyrtarisht dokumentet e Serbisë në proceset tona zgjedhore!

PZAP ka pasur në duar librat e votimit me asistencë, por nuk i ka verifikuar, edhe pse ekzistojnë fakte, prova dhe dëshmi konkrete për manipulim të votave dhe ndikim të drejtpërdrejtë nga strukturat serbe.

Uji Dea

Në këtë mënyrë, PZAP po i legjitimon strukturat ilegale dhe po e pranon ndikimin e Serbisë në procesin zgjedhor të Kosovës.

Kjo është goditje e rëndë ndaj demokracisë dhe ndaj çdo qytetari që beson në zgjedhje të lira e të ndershme.

Ne nuk mund të pranojmë që vota e lirë e qytetarëve të zëvendësohet me urdhra të strukturave të Beogradit.

Kjo është çështje e sovranitetit, dinjitetit dhe të ardhmes së Republikës së Kosovës./rajonipress/