Arben Mustafa, zëri i dijes dhe vendosmërisë për ringritjen e Anamoravës
Gjilan – Prof. Dr. Arben Mustafa është shndërruar në një nga figurat më të fuqishme mobilizuese të fushatës zgjedhore në Anamoravë, duke u pozicionuar si përfaqësuesi i dijes, përgatitjes dhe guximit politik për ta rikthyer këtë rajon në qendër të zhvillimit të Kosovës. Me një profil të lartë akademik, përvojë shtetërore dhe vizion të qartë programor, ai paraqet alternativën serioze për një përfaqësim dinjitoz dhe të pakompromis në Kuvendin e Kosovës.
Si kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Prof. Dr. Mustafa nuk po kërkon vetëm votën, por po fton qytetarët e Anamoravës në një marrëveshje të re besimi, ta kthejnë dijen, profesionalizmin dhe përgjegjësinë në themel të vendimmarrjes politike. Ai është i vendosur që Kuvendi të mos jetë më arenë fjalësh boshe, por institucion ku zëri i Anamoravës dëgjohet fuqishëm dhe me argument.
Ai është zotuar se në Kuvend do të veprojë si një zë i përgjegjshëm dhe i argumentuar, duke përfaqësuar me integritet interesat e rajonit dhe duke kontribuar aktivisht në hartimin e politikave që garantojnë zhvillim të barabartë, stabilitet institucional dhe perspektivë afatgjate për Kosovën.
Dije që shndërrohet në politikë zhvillimi
Arben Mustafa është profesor i ekonomisë në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka” dhe një nga ekspertët më të përgatitur në fushën e politikave ekonomike dhe financiare në vend. Që nga viti 2008, ai ka edukuar breza të tërë studentësh në mikroekonomi, makroekonomi, banka, financa dhe politika monetare, duke e ndërtuar autoritetin e tij mbi dije, punë dhe integritet profesional.
Prej vitit 2007, ai ka shërbyer në pozita kyçe në Bankën Qendrore të Kosovës, përfshirë Departamentin për Analiza Ekonomike dhe Stabilitet Financiar, ndërsa aktualisht vepron si Këshilltar i Lartë për Mbikëqyrje Financiare. Ky përvojë e thellë institucionale e bën Arben Mustafën një zë të besueshëm dhe të fortë në betejën për reforma ekonomike reale.
Ai ka përfunduar studimet themelore në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa studimet master dhe doktoratë në Staffordshire University në Mbretërinë e Bashkuar.
Mustafa është autor dhe bashkautor i dhjetëra punimeve shkencore, pjesëmarrës i rregullt në konferenca ndërkombëtare dhe ka ndjekur një sërë trajnimesh profesionale në fushën e ekonomisë, financave dhe mësimdhënies.
Me këtë bagazh akademik dhe profesional, Arben Mustafa paraqet një profil serioz dhe të përgatitur për ta përfaqësuar Anamoravën me dinjitet, dije dhe përgjegjësi institucionale në Kuvendin e Kosovës.
Program i guximshëm për qytetarin, jo për pushtetin
Prof. Dr. Mustafa dhe PDK dalin para qytetarëve me një plan të qartë, të matshëm dhe të guximshëm, rritje 50% të pagave në sektorin publik, rritje 50% të pensioneve dhe ndihmave sociale, pension minimal 250 euro, ulje të çmimeve të ushqimit dhe energjisë, si dhe 0% TVSH për produktet esenciale, energjinë elektrike dhe barna falas për sëmundjet kronike.
Programi parashikon mbështetje të drejtpërdrejtë për rininë dhe bizneset, 30 milionë euro bursa për studentë, pagesë të TVSH-së vetëm pas shitjes dhe jo në kufi, investime masive në energji të lirë, infrastrukturë moderne, rrugë, hekurudha dhe legalizim të ndërtimeve, si dhe drejtësi sociale për punëtorët përmes Fondit të Papunësisë dhe Gjykatës së Punës.
Anamorava nuk kërkon më premtime, kërkon përfaqësim
Anamorava, sipas Mustafës, është lënë padrejtësisht në harresë. Investimet simbolike nuk e zëvendësojnë mungesën e projekteve madhore. Bizneset po largohen, të rinjtë po emigrojnë dhe Autostrada e Anamoravës vazhdon të mbetet një projekt i harruar.
“Anamorava nuk ka nevojë për keqardhje, por për përfaqësim të fortë. Me Bedri Hamzën Kryeministër, kjo trevë do të rikthehet në agjendën shtetërore dhe do ta marrë vëmendjen që i takon”, thekson Mustafa.
Thirrje e qartë për mobilizim qytetar
Me numrin 5 në listën e PDK-së, Prof. Dr. Arben Mustafa u bën thirrje qytetarëve të Anamoravës që të votojnë me mendje të kthjellët dhe me përgjegjësi për të ardhmen.
“Kosova ka nevojë për ndryshim. Anamorava ka nevojë për zë të fortë. Vota juaj është fuqia që e kthen dijen në vendimmarrje dhe shpresën në zhvillim real. Bashkë, mund ta ndryshojmë drejtimin e vendit”, është mesazhi i tij mobilizues.
PDK ka plan.
Kosova ka nevojë për ndryshim.
Bashkë. Përpara.
5 – Numri i ndryshimit, numri i përgjegjësisë
5 është numri im në listën e PDK-së.
Por 5 nuk është vetëm një numër është vendim, është drejtim, është guxim për ta ndryshuar Kosovën.
Janë 5 prioritetet tona për ekonominë, sepse qytetarët kanë nevojë për siguri, jo për justifikime:
50% rritje të pagave në sektorin publik
50% rritje të pensioneve dhe ndihmave sociale
250 euro pension minimal, për dinjitet në pleqëri
Çmime më të ulëta për ushqimin dhe energjinë
0% TVSH për produktet esenciale dhe rrymën, barna falas për sëmundjet kronike
Kjo është politikë që ndjehet në xhep dhe në jetë, jo vetëm në letra.
Ne besojmë te rinia dhe puna:
30 milionë euro bursa për studentë, mbështetje për bizneset, TVSH që paguhet pas shitjes – jo në kufi, energji më e lirë, investime serioze në rrugë, hekurudha, infrastrukturë dhe legalizim të ndërtimeve.
Ne besojmë në drejtësi sociale:
Fondi i Papunësisë dhe Gjykata e Punës, sepse punëtori duhet të mbrohet dhe puna të vlerësohet.
Anamorava meriton më shumë
Anamorava është lënë në harresë.
Investime të vogla, pa projekte transformuese.
Biznese që largohen.
Autostrada e Anamoravës, projekt i harruar.
Kjo nuk është e pranueshme.
Me Bedri Hamzën Kryeministër, Anamorava do të rikthehet në fokusin e zhvillimit kombëtar. Çdo rajon, çdo qytet, çdo qytetar do ta ketë vëmendjen dhe përkrahjen që meriton.
Thirrje për veprim
Të nderuar qytetarë,
Numri 5 është votë për dije, stabilitet dhe zhvillim.
Është votë për një Kosovë normale, të drejtë dhe ekonomike të fortë.
Ne jemi të përgatitur.
Ne jemi të vendosur.
Dhe me mbështetjen tuaj, do të fitojmë.
PDK ka plan.
Kosova ka nevojë për ndryshim.
Bashkë. Përpara.
#PDK130
#BedriHamza1
#ArbenMustafa5
#PDK130 #BedriHamza1 #ArbenMustafa5
#PDK130 #BedriHamza1 #ArbenMustafa5
#PDK130 #BedriHamza1 #ArbenMustafa5



