FIDANISHTJA

Arben Kurteshi poet e krijues i madh, artikulues joshës dhe brilant në mesazhet e tij

/ 4 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Arben Kurteshi po merr epitete nga më të ndryshmet për punën e tij brilante në fushën e krijimtarisë poetike, letrare e artistike, duke u treguar një misionar dhe vizionar për të ardhmen. Poezitë e Arben Kurteshit ashtu sikurse mesazhet e tij vazhdojnë të prekin zemrat e shumë mërgimtarëve, vazhdojnë ta ngacmojnë ndjenjën e çiltër e të pastër të shumë krijuesve anembanë trojeve shqiptare. Andaj Arben Kurteshi vazhdon të ofroj poezi brilante dhe vazhdon të jetë poet i madh. Kurteshi mbetet vlera më e ëmbël e krijuesve mërgimtar sepse ai eci vetëm, pa ndihmën e askujt..por mbrapa e kishte lexuesin e vëmendshëm e të dashur që e ndoqi kudo që ishte. Lexoni edhe komente të tjera të thëna nga krijues me zë në Shqipëri, të shkruara e komentuara nga krijues shqiptarë që Arbenin e njohën përmes poezive të tij të shkruara e thurura artistikisht dhe me një bukuri të pastër të fjalës shqipe.

Tefik Selimi: Ai këtë mall e përjetësoi në veprën e tij “Tingujt e zemrës”, e cila vepër po e sheh dritën e botimit në atdheun e lirë”. Kjo vepër poetike është një “tufë” poezish lirike, të vargjeve që reflektojnë për prirjet e fuqishme të poetit, i cili, ndonëse i ri, poezia është vokacion i parë i tingujve të zemrës. Poezia e autorit ka artikulim të lehtë. Është plot pasion. Ka zë artikulues joshës. Është poezi që shprehet me anë të vargjeve, të cilat burojnë nga thellësia e zemrës. Kjo është dashuria platonike e poetit mërgimtar, e cila dashuri shprehet nga zemra e tij për ta parë e dashur atdheun e lirë.
Autori, Arben Kurteshi është një misionar dhe vizionar për të ardhmen kishte shkruar ish arsimtari i autorit i gjuhës shqipe tani i ndjerë Tefik Selimi.

Ndërsa Xhevahir Cirongu do të shkruaj: Duke hedhur vështrimin gjithë krijimtarisë së këtij krijuesi, vërejta disa dukuri të veçanta specifike në mënyrën e të shkruarit nga dora e një letrari premtues, i cili e ngjiz fjalën artistikisht duke i dhënë vlera stilistike – letrare, e si rrjedhojë vargjet poetike e veshin mantelin e bukurisë së fjalës shqipe.

Kurse Lefter Spiro thotë se pena e tij është e artë.
Ai me ndjenja të pastërta e me shije të larta artistike ka mundur të prekë ndjenjat tona si lexues dhe me mjeshtëri të na afrojë e të na bëjë që ta duam e ta respektojmë, njëherazi t’i urojmë vetëm suksese.

UBT

Po ashtu Dedë Deda ka shtuar se shpirti i madh i këtij autori bën thirrje në çdo varg, autori din shumë bukur të përcjelli dhimbjen e nënave që sakrifikuan për të na rritur. Poeti Arben Kurteshi ka një penë të mirëfilltë, herë shprehet me dashuri në vargje, e herë na kujton dhimbjet që kombi ynë ka kaluar ka shkruar Deda.

”Shumë bukur …të gjitha poezi brilante njëra më tërheqëse se tjetra. Suksese të mëtejshme autorit … Respekte nga Lina Malvataj.

Edhe Florida Shkurta do të shprehet: Urime dhe suksese poet i madh Arben Kurteshi, një mëmëdhetar që tregon një dashuri të madhe për mëmëdheun dhe e shpreh nëpërmjet poezive të tua brilante. Edhe njëherë urime dhe suksese pa fund ka shkruar Florida Shkurta.

”Të gjitha poezitë i kam lexuar, komentuar, e vlerësuar. Është një poet i madh dhe i uroj suksese në vazhdim në krijimtarinë e tij” ka shkruar Majlinda Mekshi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.