Arben Gashi kundër Thaçit president dhe kundër Demarkacionit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se nuk do ta votojë Hashim Thaçin për president ngase mendon se nuk është figura më e duhur për president.
Gashi në emisionin “Kontakt” me Valdrin Krasniqin, në Tribuna Channel, ka thënë se do të votojë po ashtu kundër Demarkacionit me Malin e Zi.
Sipas tij, rezultati i punës një vjeçare të qeverisjes Mustafa, nuk është i dëshirueshëm as për kryeministrin dhe as për qytetarët.
Ai ka thënë se sa i përket liberalizmit të vizave kriteret kanë qenë të përmbushura qysh moti, por arsyet për ngecje në këtë drejtim janë politike.
Për këto dhe shumë të tjera ndiqeni intervistën e plotë në emisionin “Kontakt”.


