KKVITI

Arban Abrashi i përgjigjet AAK: Qeveria ka dështuar, duhen vendime të ligjshme evropiane

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ish-kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Prishtinës dhe deputet i Kuvendit të Kosovës, Arban Abrashi, i është përgjigjur kritikave që kanë bërë gjatë ditës së sotme zyrtarët e AAK’së në drejtim Isa Mustafës. Abrashi në një deklaratë për Express ka thënë se Qeveri aktuale ka dështuar në shumë fusha.
“Kosovës i duhen vendet e reja të punës e jo më shumë zëvendës ministra, duhen investime të huaja, stabilitet e legjitimitet, arsim e shëndetësi më e mirë, qytetarëve duhet kthyer shpresa për këtë vend, e që fatkeqësisht janë fusha ku Qeveria aktuale kjo dështuar. Kosova është shumë e vogël, që të mbijetoj izolimin. Raportet e shëndosha dhe partneriteti strategjik me SHBA dhe me Bashkimin Evropian, nuk duhet rrezikuar me asnjë çmim, as me çmimin e pushtetit, është thjeshtë gabim”, ka thënë Abrashi.

Ai tutje ka deklaruar se guximi, vendimet e mëdha, pishmanllëku, janë terme për konsum ditor, që i takojnë së kalurës, esenca është më lartë.

“Guximi, vendimet e mëdha, pishmanllëku, janë terme për konsum ditor, që i takojnë së kalurës, esenca është më lartë. Në fakt, Kosovës dhe vendeve që aspirojnë integrimin në BE, i duhen vendime të ligjshme e në frymën evropiane, e jo të guximshme ose paguximshme”.

Deputeti i LDK’së ka thënë se Kosova sot më shumë se kurrë ka nevojë për LDK dhe vendimmarrjen e saj,

FIDANISHTJA

“… e konfirmuar së fundmi me një qeverisje të pastër, dhe përmirësim të dukshëm në të gjitha dikasteret”.

Gjatë ditës së sotme anëtari i Kryesisë së AAK’së, Anton Berisha, ka thënë se Isa Mustafa i ka rënë pishman pse kishte deklaruar se s’do të kandidonte më për Shef të LDK’së., ka thënë se krejt akuzat në drejtim të Ramush Haradinajt po i bën për t’u rikthyer edhe për një mandat në krye të partisë së themeluar nga Ibrahim Rugova.

Kurse, Burim Ramadani, Zëvendësministër FSK’së, ka thënë se Isa Mustafa s’ka nevojë ta këshillojë Haradinajt pasi rezultati do të ishte dështim./Gazeta Express/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.