“AR – KATANA”, tregon sërish anën humane, ofron 138 mijë euro për Fondin e Sigurisë

Gjilan – Muhamet Ajrullahu pronari i kompanisë tashmë lidere në rajon “AR KATANA” në prezencë të Rifat Jasharit ka ofruar 138 mijë euro. “Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për vendin tonë dhe të ardhmen e sigurisë së Kosovës, e aq më parë që në prezencë të Rifat Jasharit e Ramush Haradinajt e bëra zotimin” u shpreh Muhamet Ajrullahu.
Muhamet Ajrullahu ashtu siç është treguar human e solidar gjatë gjithë kohës, edhe këtë të diele në prezencë të Rifat Jasharit dhe Ramush Haradinajt ka ofruar 138 mijë euro për Fondin e Sigurisë së Kosovës.
Këtë gjest Ajrullahu, si nip i Agim Ramadanit e ka bërë edhe për nder të Brigadës “138 Agim Ramadani” dhe sipas tij kjo është më e pakta që ka mundur të ofroj për shtetin e Kosovës. “Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për vendin tonë dhe të ardhmen e sigurisë së Kosovës, e aq më parë që në prezencë të Rifat Jasharit e Ramush Haradinajt e bëra zotimin” u shpreh Muhamet Ajrullahu.
Ajrullahu tha se gjithmonë inspirohet kur viziton kullën e familjes Jashari dhe ishte pikërisht edhe ky nder që i bëra bacit Rifat, për ta bërë publike këtë donacion. “Të gjithë e kemi obligim ta përkrahim Fondin e Sigurisë dhe të gjithë do të duhej me zemër dhe të gatshëm për ta nderuar çdo iniciativë që është institucionale dhe shtetërore. Kjo iniciativë lidhet me fatin tonë dhe të sigurisë së qytetarëve të Kosovës, andaj edhe inkurajojë të gjitha bizneset të ndihmojnë me ato kapacitete që kanë” tha Ajrullahu.
Ndryshe kompania “AR KATANA” e cila është lidere për cilësi të banesave në Gjilan e më gjerë është treguar gjithmonë e gatshme dhe në përkrahje të të gjitha kategorive sociale.
Në veçanti në kohën e pandemisë kjo kompani ka ndihmuar mijëra familje dhe institucione shtetërore./rajonipress/