“AR – KATANA” shpërndanë 138 pako ushqimore me rastin e festës së Fitër Bajramit

Gjilan – Pronari i “A.R. KATANA”, z.Muhamet Ajrullahu me familje, sipas premtimit të dhënë, ka ndarë të martën 138 pako ushqimore me rastin e festës së Bajramit.
Këtë aksion, në vazhdën e shumë projekteve tjera e bëri në koordinim me kryetarët e këshillave lokale të komunës së Gjilanit.
Në emër të kolegëve dhe qytetarëve falënderoj z. Muhamet Ajrullahu për humanitetin dhe zemërgjerësinë maksimale që ka për qytetarët tanë ka shkruar Shemsedin Elezi./rajonipress/