“AR – KATANA”, ndihmon policinë me maska e dorëza dhe ofron 138 pak ushqimore për familjet skamnore

Gjilan – Muhamet Ajrullahu pronar i kompanisë ndërtimore më të fuqishme në vend “AR – KATANA”, edhe në këto ditë të rënda e sfiduese për qytetarët dhe institucionet komunale, të martën ka ndihmuar policinë e Gjilanit me 1000 maska mbrojtëse dhe 1000 dorëza dhe 50 kg dezinfektues. Kjo kompani ka ndihmuar edhe Njësinë Speciale në Prishtinë si dhe ka ofruar 138 pako ushqimore për familjet skamnore.
“AR – KATANA” nuk ndalet as në kohët më të rënda e më sfiduese për qytetin e Gjilanit.
Kjo kompani dhe pronari i saj që tashmë njihet për anën humane dhe solidare Muhamet Ajrullahu ka ndihmuar të martën policinë e Gjilanit me 1000 maska mbrojtëse, 1000 dorëza dhe 50 kg dezinfektues.
Muhamet Ajrullahu tha për rajonipess se nuk është ndalur për asnjë çast që të ndihmojë dhe përkrah institucionet e sigurisë.”Policia janë shtylla e shtetit dhe ata ballafaqohen me situata të rënda dhe nisur nga ky fakt kam ndihmuar edhe Njësinë Speciale në Prishtinë me dezinfektues dhe masa tjera mbrojtëse”.
Ajrullahu tha se ka përgatitur edhe 138 pako ushqimore për familjet skamnore që përmbajnë, miell, vaj, sheqer, krip dhe do përkrah edhe fëmijët.”Unë po pres nga Këshillat e fshatrave që të përpilojnë listat e duhura në mënyrë që ndihmat të shpërndahen aty ku ka nevojë më së shumti” u shpreh Ajrullahu.
Muhamet Ajrullahu thotë se kjo është më e pakta që mund të bëjë për qytetin dhe njerëzit e tij të mirë që ka Gjilani.
Ndërkaq, Ragip Ajeti në emër të Sindikatës së Policisë së Gjilanit ka shkruar në rrjetet sociale se gjendja jo e mirë në Rajonin e Gjilanit, nga Koronavirusi, e që ka përfshirë Stubllën – Vitinë, si gati të gjitha shtetet e botës, e që përveç shëndetësisë edhe policia është e kyçur në ndihmë të popullatës pa e kursye veten 24 orë, kurse sot përmes sindikatës së policisë rajonit të Gjilanit, Policisë së Gjilanit, në ndihmë i doli biznesmeni, pronari i firmës së njohur “AR – KATANA”, Muhamet Ajrullahu nga Gjilani, duke na ofruar 1000 maska mbrojtëse, 1000 dorëza dhe 50 kg dezinfektues për siguri sa më të mirë të policëve të Kosovës.
Për këtë gjest humanitar që nuk është hera e parë nga ana e z.Muhamet Ajrullahu, e falënderojmë në emër të sindikatës policisë së Kosovës ka shkruar Ragip Ajeti./rajonipress/