Fundamenti

Aprovohet strategjia për gratë ndërmarrëse në komunën e Kamenicës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Të hënën komuna e Kamenicës është bërë komuna e parë në Kosovë e cila ka miratuar në kuvend “Strategjinë për Gratë Ndërmarrëse në Komunën e Kamenicës për periudhën 2017-2022”.

Ky është një hap i madh drejt realizimit të obligimeve ligjore që ka komuna e Kamenicës kundrejt grave në përgjithësi e atyre të cilat janë ndërmarrëse në veçanti.

Përmes projektit “Të Ndryshojmë Kosovën duke Fuqizuar Gruan”, qëllimi kryesor është: Fuqizimi socio-ekonomik i grave në tri komuna: Kamenicë, Drenas, dhe Rahovec. Njëra ndër objektivat kryesore të këtij Projekti ka qenë edhe Krijimi i strategjisë komunale (për secilën komunë) për forcimin e pozitës së gruas në qeverisje dhe biznes dhe monitorimi i zbatimit të kësaj strategjie në praktikë;

Me këtë projekt, KCBS dhe Komuna e Kamenicës përveç krijimit të strategjisë, kanë bërë edhe vetëdijesimin e grave në biznes për rëndësinë dhe kontributin e tyre në zhvillimin e biznesit dhe komunitetit; kanë krijuar rrjetin joformal avokues të grave në biznes për të avokuar për çështjet me të cilat ballafaqohen gratë në biznes dhe do të monitorojnë zbatimin e kësaj strategjie në praktikë.

Mobi Casa

KCBS dhe Komuna e Kamenicës zotohen se në të ardhmen, përveç monitorimit të zbatimit të kësaj strategjie, do të bëjnë përpjekje maksimale që të kontribuojnë në zbatimin e saj përmes fondeve të ndryshme nga donatorët si dhe nga vetë komuna.

Komuna e Kamenicës falënderon KCBS-në për bashkëpunimin dhe mbështetjen e dhënë gjatë tërë procesit.

Qendra e Kosovës për Mbështetje të Bizneseve ose e njohur si Kosovo Center for Business Support (KCBS) është Organizatë Joqeveritare e cila është duke implementuar projektin “Të Ndryshojmë Kosovën duke Fuqizuar Gruan”, projekt ky i financuar nga USAID përmes Advocacy Training and Resource Center (ATRC), e cila është duke implementuar projektin “PROGRAMI ANGAZHIMI PËR BARAZI (E4E)”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.